Publikuar me : 05.12.2011 Ne :
Kronike - 52 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Foto Ilustruese
Dashamir Biçaku
Viktimat e ngjarjes se djeshme jane dy bashkeshortet Genc e Florida Spahiu, 35 nga vjec dhe vajza e tyre Jonida 4 vjec. Nderhyrja e policise ka bere te mundur vetem shpetimin e vajzes dy vjecare, Dea Spahiu. Ajo tashme ndodhet ne spitalin e femijeve ne pavijonin e djegieve, ku po i nenshtrohet mjekimit te kujdesshem te mjekeve. Burime nga spitali pohuan mbreme se gjendja e vajzes eshte e rende pasi ka djegie ne pjese te ndryshme te trupit si dhe probleme te shumta me rruget e frymemarrjes per shkak te tymit.
Ngjarja e rende ndodhi dje ne te gdhire rreth ores 01:00, te mengjesit, ne nje pallat shtatekatesh ne rrugen “Derhemi”, e cila eshte nje kryqezim i rruges “Hoxha Tahsim”. Nga veprimet e kryera nga policia eshte meuar se afersisht rreth ores 12:00, mund te kete nisur rrjedhja e gazit nga bombola e cila mendohet te kete qene e hapur prane rubinetit te saj. Nuk dihet se sa gaz ka rrjedhur nga bombola, por banoret e pallatit, tregojne se shperthimi ndodhi aty rreth ores, 12:40 minuta, kur ata jane zgjuar nga zhurma e forte qe kishin degjuar, duke bere qe ata te ngriheshin ne panik. Fqinjet pohuan dje se kane degjuar gruan e shtepise, Floriden qe te bertiste. Ajo ka thyer xhamat e dritares dhe ka dale duke kerkuar ndihme.
“Gruaja bertiste me te madhe, pas saj degjoheshin te qarat e nje femije. Ishte nje situate e tmerrshme”,- thane dje banoret e tjere te pallatit. Policia Efektivat e komisariatit numer nje dhe zjarrfikesit kane nderhyre me shpejtesi per shuarjen e zjarrit. Mesohet se per te shuar flaket ata kane shperthyer deren e blinduar te apartamentit ku ka rene zjarri. Pas shuarjes se flakeve kane mundur te shpetojne Dea Spahiun, e me pas kane nxjerre prej aty trupat e pajete te dy prinderve dhe motes se saj. “Ne momentin qe ne hyme brenda nuk kishte mbetur shume gje per te bere.
Gjetem dy prinderit dhe vajzen e madhe, por ata nuk kishin shenja jete. Me pas gjetem vajzen e vogel. Ajo kishte arritur qe te merrte fryme nga nje kanal ajri i paster. Vajza u dergua me urgjence ne spital”,- tha dje nje prej punonjesve te policise qe kishte marre pjese ne operacionin e shpetimit. Hetuesit kane shkuar disa ore me pas ne vendin e ngjarjes, por ende nuk kane zbuluar nje shkak te sakte te motivit perse u ndez zjarri. Policia ka konfirmuar se behet fjale per nje rrjedhje gazi dhe dyshon se zjarri eshte ndezur ga shkendija e drites elektrike, por kjo do te saktesohet ditet e ardhshme nga ekspertet
Hetimet, si u ndez zjarri
Sipas burimeve te policise, te dy bashkeshortet, bashke me dy vajzat, kane qene duke fjetur ne dhomen qe ndodhej ne krahun verior te shtepise, ndersa dhoma e ndenjes, mbulonte pjesen me te madhe te krahut juglindor te saj. Burimet e policise thane per “Shekullin”, se pak kohe pasi ka rrjedhur gazi, Genci Spahiu dhe bashkeshortja e tij, Florida, mendohet te kene ndjere se po iu merrej fryma dhe nje prej tyre eshte ngritur per te pare se cfare po ndodhte. Mendohet se dikush ka ndezur driten dhe ne kete moment shkendija elektrike ka shkaktuar shperthimin e menjehershem duke e vene shtepine ne flake. Mberritja e automjeteve te zjarrfikeseve dhe e sherbimeve te policise, nuk mundi te shpetonte banesen nga flaket dhe familjen.
Pallati ku ndodhi tragjedia
Ndertesa ku shpertheu zjarri mesnaten e te shtunes duke u gdhire dita e djeshme, mban ende eren e blozes. Ne hyrje te pallatit ndodhet nje rresht i gjate bidonesh te boshatisur, ndersa ne muret e nxire ka rreshqitur bloza e zeze. Vetem aty kuptohet se me pare ky mur ka qene i bardhe. Me tej gjithcka eshte e erret. Llambat ne corridor nuk ndricojne qe prej mesnates se djeshme. “Nuk punojne dritat. Punon vetem ashensori dhe shkalla nuk ka drite,- thote nje djale qe banon aty. Ne shkalle punon vetem ashensori. Ngjitja ne shkalle pa nje mjet ndricues, duket e pamundur. Te gjitha apartamentet ne katin e trete, aty ku nisi zjarri, jane boshatisur. Dera e hapur e apartamentit ku ndodhi tragjedia te orienton mjaft qetesisht drejt vendit te tragjedise. Nga aty hyn pak drite ne pallat. Ne shtepi thuajse nuk ka me asgje. Nje bombol gazi, ne mes te shtepise, dhe disa rroba, te ne hekurat e ballkonit, te bejne te mendosh se vetem nje nate me pare se paku ky ambient banohej nga nje familje. Ne dhomen e vogel ndodhen shtreterit e dy femijeve, nje shtrat dopio dhe nje dollap rrobash. Te gjitha i ka djegur zjarri dhe i mbuluar bloza e pluhuri. Kjo ka mbetur nga e gjithe shtepia e marre me qera nga Genci Spahiu. Bloza dhe demtimet vihen re ne te gjitha apartamentet e pallatit. Deri ne katin e shtate cdo gje eshte e nxire.