Publikuar me : 02.01.2012 Ne :
Kronike - 97 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Foto ilustruese
Dita e parë e vitit është hapur me një tragjedi, e cila ka ndodhur pak minuta pas mesnatës në fshatin Dhoksat të Gjirokastrës.
Një çift të moshuarish janë djegur në banesën e tyre, pas zjarrit të rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Sipas burimeve, viktimat janë Sotir Stoja dhe Angjelina Stoja, 80 dhe 75 vjeç.
Ndërsa një tjetër viktimë është shënuar në orët e para të mëngjesit në aksin Fushë Krujë – Vorë.
Një automjet i tipit Benz ka përplasur për vdekje një kalimtar, duke u përplasur më tej me bordurën metalike të rrugës.
Si pasojë, kanë mbetur të plagosur katër personat që po udhëtonin në mjet. Identiteti i vikitmës dhe të plagosurve nuk bëhet i ditur.