Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Tregtia, 387 mln dollare minus

Publikuar me : 26.01.2012 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 85 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Shqipëria shënoi dhjetorin e kaluar deficitin më të lartë tregtar gjatë viteve të fundit. Të dhënat e publikuara nga Instat, në lidhje me tregtinë e jashtme të vendit konfirmojnë një rritje të ndjeshme të importeve gjatë dhjetorit, ndërkohë që vërehet ulje e vogël e eksporteve, e cila ka ndikur njëkohësisht në thellimin e mëtejshëm të deficitit tregtar.

Sipas Instat, vendi importoi rreth 55.3 miliardë lekë mallra dhe shërbime gjatë dhjetorit 2011, ndërkohë që ka mundur të eksportojë rreth 16.6 miliardë lekë duke shënuar një deficit tregtar prej 38.7 miliardë lekësh. Më shumë se me uljes së eksporteve, thellimi me 27 për qind i deficitit tregtar krahasuar me nëntorin, i atribuohet rritjes së importeve, nisur edhe nga festat e fundivitit. Krahas kësaj, në rritjen e eksporteve shqiptare, kryesisht gjatë dy viteve të fundit, ka pasur një kontributet të rëndësishëm edhe shitja e energjisë elektrike. Por ndryshe nga më parë, trendi ishte ndryshe gjatë vitit 2011. KESH u detyrua të fillojë importin e energjisë që prej pranverës për shkak të nivelit të ulët të reshjeve. Ndërprerja e eksportit dhe rritja e importit të energjisë ndikoi ndjeshëm në thellimin e deficitit tregtar të vendit. Një gjë e tillë pasqyrohet edhe tek treguesit e Instat, sipas të cilit, importi i grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, u rrit me 57 për qind. Pjesa dërrmuese e këtij treguesi përbëhet nga rritja e importit të energjisë elektrike gjatë dhjetorit.

Vendin kryesor në importet shqiptar e zuri blerja e makinerive dhe pjesëve të këmbimit gjatë dhjetorit të shkuar duke u ndjekur nga importi i lëndëve djegëse, mineraleve dhe energjisë elektrike. Ndërkohë, rreth 91.4 miliardë lekë janë shpenzuar për të blejë ushqime, pije dhe duhan me një rritje prej 250 milionë lekë krahasuar me dhjetorin 2010.

Shqipëria vazhdon të ketë partner krysesor Italinë në tregtinë e saj duke dërguar atje, 59.6 për qind të eksporteve dhe duke marrë nga ky shtet, 33.4 për qind të importeve. Në vend të dytë renditet Greqia, nga e cila blejmë 10.5 për qind të importeve dhe dërgojmë 5.2 për qind të eksporteve. Tek këto të fundit vërehet një ulje gjatë këtij viti nisur edhe nga problemet e thella ekonomike që ka Greqia. Shqipëria kryen 68 për qind të shkëmbimeve tregtare me vendet e Bashkimit Evropian, ku fqinjët e mësipërm kanë edhe peshën kryesore.

 

Rritet importi i makinerive

Një tregues pozitiv nga Instat ka të bëjë me rritjen e qëndrueshme të importit të makinerive gjatë muajve të fundit. Gjatë dhjetorit 2011, importi i tyre ka shënuar një rritje me 16.1 për qind. Rritja e importit të makinerive është një tregues i rëndësishëm për një ekonomi pasi tregon që bizneset vazhdojnë të investojnë dhe kjo përkthehet në rritje të prodhimit dhe hapje të vendeve të reja të punës. Përgjatë vitit të shkuar janë shpenzuara rreth 110 miliardë lekë për blerjen e makinerive dhe pjesëve të këmbimit me një rritje rreth 21.6 miliardë lekë. Krahas makinerive, rritje ka shënuar edhe importi i lëndëve të ndërtimit dhe metaleve gjatë dhjetorit. Të dy këto tregues janë shpresëdhënës pasi pasqyrojnë një interes të industrisë dhe sektorit të ndërtimit për të investuar. Të dy këto sektorë kanë pasur rënien më të madhe të aktivitetit, ku vetëm ndërtimi sipas Bankës së Shqipërisë ishte tkurrur më shumë se 25 për qind që prej vitit 2008.

 

 

Për çfarë shpenzoi më shumë Shqipëria (2011)

Makineri, pajisje, pjesë këmbimi     110         mld lekë

Lëndë djegëse, minerale, energji       102.1      “

U shqime, pije, duhan                         91.4        “

Materiale ndërtimi dhe metale          81.2        “

Produkte kimike dhe plastike            60           “

Tekstile dhe këpucë                            50.4        “

 

BERZH: Shqipëria “rritet” 1.2 perqind në 2012

Institucione të ndryshme kanë dhënë parashikime të ndryshme në lidhje me rritjen ekonomike të vendit përgjatë vitit që sapo filluam, të cilat fillojnë nga më optimistet, siç është ai i qeverisë, e deri tek ato më pesimistet, siç është ai publikuar sëfundmi nga BERZH. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, publikoi dje një raport mbi rritjen e ekonomive të vendeve në zhvillim për vitin 2012 duke parashikuar se Shqipëria do të mjaftohet me vetëm 1.2 për qind. Kjo është shifra më e vogël e parashikuar më parë. Parashikimet e BERZH-it duket se kanë të bëjnë me zhvillimet më të fundit të ekonomive të vendeve të BE-së, nga të cilat Shqipëria ka një varësi të drejtpërdrejtë. Banka Botërore nga ana e saj u detyrua të rishikojë parashikimet duke pritur një rritje 2 për qind për Shqipërinë përgjatë vitit të shkuar, ndërkohë që Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk shkon më shumë se 1.5 për qind. Treguesi më optimist është ai i qeverisë shqiptare, e cila përkundër të gjithë institucioneve të mësipërme parashikon një rritje prej 4.3 për qind. Ekzekutivi ka reduktuar sëfundmi parashikimet për rritjen gjatë vitit të shkuar, ç’ka më shumë gjasa do të bëjë që të ulen edhe parashikimet për atë të vitit aktual.

BERZH bazohet në treguesit e vitit të shkuar në bërjen e parashikimeve për 2012. sipas bankës, Shqipëria ka pasur një ngadalësim të aktivitetit ekonomik të vendit gjatë gjysmës së dytë të 2011 për shkak të probleme në eurozonë duke nënvizuar uljen e dërgesave si edhe investimeve të huaja të munguara nga Greqia dhe Italia. Këto rrethana do të ndikojnë në ngadalësimin e rritjes përgjatë viteve të ardhshme, nisur edhe nga fakti që borxhi publik gjendet “shumë afër maksimumit legal” duke mos i dhen mundësi qeverisë të rrisë shpenzimet.

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Naco Sektorit privat prioritet i qeverise

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 56 here.
Naco  Sektorit privat prioritet i qeveriseMinistri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, zhvilloi sot një vizitë në disa kompani në Durrës, të cilat janë financuar nga linja e kredisë prej 25 milion euro e programit italo-shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri. Së bashku me ministrin Naço, në këtë vizitë ishte dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, z. Massimo Gaiani dhe Drejtori i Kooperacionit Italian për Zhvillim, Andrea...Lexo te gjithe artikullin »


» Lvovsky Kriza ka rritur borxhin publik
» Durres, Naco Sektorit privat prioritet i qeverise
» Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartat
» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit