Publikuar me : 12.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 69 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Vargje nga Arben Duka
Merkel edhe Sarkozia,
së bashku me Berluskonin,
në një fushë me bar të blertë,
po vraponin e vraponin!
Garën ende pa e nisur,
vendosën që në fillim,
do të merrte fitimtari,
njëmijë euro shpërblim!
Merkeli me Sarkozinë,
u shkëputën shpejt përpara,
Berluskoni s’kish më frymë,
edhe doli vetë nga gara!
Sarkozia nuk tërhiqej,
po e kishte fare kot,
se sado që të përpiqej,
Merkelin s’arrinte dot!
Mbasi bëri disa xhiro,
u këput dhe Sarkozia,
e vetme mbeti në garë,
Merkeli nga Gjermania!
Mbasi zonja mbeti vetëm,
pa Silvion e Sarkozinë,
në njëqind metrat e fundit,
se ç’ju ngjit Saliu ynë!
Njëqind metro mbajti ritmin,
vrapoi mirë shoku Berishë,
dhe mbërriti me gjermanen,
në një hap gjer në finish!
Sala si të gjithë e dimë,
vetëtinte prej gëzimit,
i tha Merkelit në çast:
“Due gjysmën e shpërblimit!”
Mbaje veten o shqiptar,
nga shpërblimi nuk bëj firo,
se kur hyre ti në garë,
kisha bërë trembëdhjetë xhiro!