Publikuar me : 09.12.2011 Ne :
Kronike - 35 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen e sotme. Treni i linjës Tiranë-Durrës ka aksidentuar për vdekje një grua 44-vjeçare në periferi të kryeqytetit.
Burime nga policia bëjnë të ditur se aksidenti ndodhi për shkak të pakujdesisë së treguar nga ana e shtetases së identifikuar si Behare Locka 44-vjeçe, banore e zonës, e cila në momentin e aksidentin po kalonte mbi shina. Sipas dëshmive gruaja pavarësisht sinjalizimeve nga ana e makinistit nuk ka reaguar.
Policia ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.