|
Tri motive politike brenda estetikes
Publikuar me : 08.06.2011 Ne :
Kulture - 211 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
Se pari duhet te them se une nuk shkova te pavijoni shqiptar. Une nuk kam asgje me artistet pjesemarres, madje mendoj se disa prej tyre jane mjaft mire per te qene ne pavijon. Zgjedhja per te mos shkuar ishte me shume forma ime e shprehjes se mosaprovimit te asaj cka qeveria shqiptare beri me zgjedhjet e fundit, gje qe une jo vetem nuk e mbeshtes por jam katerciperisht kunder.
Dhe kete e shpreha duke mos shkuar ne pavijonin shqiptar. Por e perseris, nuk kam asgje me pavijonin apo me artistet.
Per sa i perket pavijoneve te tjera kombetare, cmimin e pavijonit me te mire e fitoi pavijoni gjerman, i cili shfaqte nje retrospektive te nje artisti teper te njohur gjerman, Christoph Schlingensief, i cili nderroi jete vitin e kaluar.
Lituania fitoi Permendje te Vecante per nje qasje interesante konceptuale. Kjo mbeshtetej ne faktin qe pavijoni i quajtur Behind the White Curtain nuk synonte thjesht prezantimin e punes se nje apo disa artisteve nga Lituania, por kish perzgjedhur nje artist, Darius Mikšys (1969) i cili komentonte mbi politikat kulturore te shtetit lituanez per artet pamore, duke sjelle ne pavijon dokumentacion te 173 puneve fituese te cmimeve qe shteti lituanez jep per artistet e vet cdo vit (1992-2010). Ne kete menyre ai heton vete strukturen e Çmimit (qofte ne Lituani apo ne Venecia) dhe te gjitha implikimet qe ajo mbart.
Natyrisht qe ceshtja e cmimeve eshte gjithmone subjektive, dhe ne varesi te atyre qe jane anetare te jurise. Per mendimin tim, kete vit pavijoni me i mire pa diskutim ishte pavijoni Polak, i cili perfaqesohej me nje artiste hebreje, Yael Bartana, e cila ka bere nje seri filmash (nje nder te cilet e kishim dhe ne ne Bienalen e Tiranes) ne lidhje me marredhenien mes polakeve dhe hebrejve, duke u nisur qe nga Lufta II Boterore dhe ato cka ndodhen atje (me kampet e perqendrimit, etj).
Nderkohe, si pjese te punes ajo ka nisur dhe nje levizje ne Poloni, qe quhet Levizja e Rilindjes Hebraike, qe mbeshtetet dhe ka si figure qendrore nje intelektual shume te njohur te se majtes, Slavomir Zierakowski, i cili ishte i pranishem dhe ne Venecia per hapjen e pavijonit. Dhe per me teper, guximi i Polonise per te prekur nje ceshtje kaq te ndjeshme per ta, dhe madje per tu perfaqesuar ne Bienale nga nje artiste hebreje, ishte per tu admiruar, pa lene menjane cilesine estetike dhe artistike te pavijonit.
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|