Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Tri vajza ne nje spektakel me muzike filmash

Publikuar me : 09.01.2012 Ne : Kulture - 75 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Najada Mejdani


Najada Mejdani është një nga katër prezantueset e projekt-ideve më të mira të trajnimit të organizuar nga shoqata “Miqtë e Muzikës”. Është 21 vjeçe dhe ka përfunduar ciklin e parë të studimeve në Universitetin e Arteve për piano. Tani vazhdon vitin e parë të masterit. Ndryshe nga të tjerë që vetëm ankohen për një realitet që ende s’e njohin, Najada u afrua këto kohë në projektin e shoqatës “Miqtë e Muzikës”, mori mësime për marketingun në art e menaxhimin artistik dhe i përdori njohuritë e marra për realizimin e projekt-idesë “Cikël mbrëmjesh spektakël” me muzikë të filmave të njohur dhe interpretimet e integruara në ansamble të muzikës së dhomës, skenografi dhe spektakël. Çfarë e shtyu të marrë pjesë?

“E reja. Ne nuk i kishim marrë ndonjëherë më parë këto leksione mbi fushën e biznesit dhe menaxhimin e artit. Një shtysë që nesër të krijojmë vetë një projekt që të financohet dhe kështu të vihen në jetë idetë tona”, sqaron pianistja e re. Brezi i saj nuk e kapi kohën kur lënda e menaxhimit të artit (me zgjedhje) ishte në programin e Akademisë së Arteve (universitetit sot) në kursin e studimeve master. Edhe asokohe, menaxhimi thjesht sa figuronte, sepse studentët nuk kanë marrë ndonjëherë njohuritë e duhura dhe të thelluara në këtë fushë. Për të mos folur për njohuritë praktike.

Leksioni më i vyer i trajnimit për Mejdanin ishte analiza swot, që në rastin e saj është një studim i publikut që pritet të jetë klienti i produktit artistik. Projekti “Cikël mbrëmjesh spektakël”synon një publik të ri në sallat e koncerteve, ku jemi mësuar të shohim të njëjtët spektatorë, më së shumti njerëz të fushës, profesorët dhe studentët e arteve. Si do ta sjellë këtë lloj publiku në koncert? Duke dalë “jashtë kornizave” të koncerteve standarde. Bëhet fjalë për një ansambël me pak instrumentistë (në këtë projekt është trio), vetëm me vajza, që interpretojnë në piano, violonçel dhe violinë, muzikë të filmave më të njohur të huaj ndër vite. Është synuar një program që zgjon nostalgji te publiku duke marrë parasysh lidhjen emocionale që ai ka me muzikën e filmave: “Pretty Woman”, “Gladiator”, “Aromë gruaje”, “Titanic”, “Dirty Dancing” etj. Mbrëmja spektakël e pianistes mendohet të organizohet në një ambient më të përshtatshëm për formacione të muzikës së dhomës-ndoshta një sallë teatri-me një skenografi të mirëfilltë, ku të ndihet efekti i ndriçimit. Synimi nuk është vetëm “profesionalizmi në muzikë, por të shfrytëzohen elementet e spektaklit për të përcjellë tjetër emocion”. Me rritjen e numrit të spektatorëve, 21-vjeçarja mendon të përmbushë një tjetër pikë të fortë të trajnimit ku ishte pjesëmarrëse: shitjen e biletave. Deri më tani gjithkush mund ta kalojë pragun e sallave të koncerteve pa paguar asgjë. Najada mendon ta edukojë këtë te publiku. Pika e fundit e projektit i referohet sigurimit të fondeve nga bizneset, kompanitë apo fondacionet private. Nëse çdo hallkë e mëparshme ecën dhe zhvillohet sipas parashikimeve, atëherë edhe bizneset mund të tërhiqen më tepër drejt një koncerti me muzikë profesionale, ‘live’ dhe që sjell publikun në sallën e koncerteve duke i ofruar spektakël.

Sipas drejtuesit të trajnimit, Pjetër Guralumi, projekti i Najada Mejdanit u vlerësua për strukturën juridike që prezantoi (OJF), për produktin artistik jotradicional, për tërheqjen që mendohet të shkaktojë në publik. Plus synon edhe të japë një kontribut për barazinë gjinore.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Homazh Pandi Zguros

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 94 here.
Me shfaqjen e dokumentarit “Pandi Zguro, një zë i papërsëritshëm” kujtohet dhe nderohet në 1-vjetorin e vdekjes këngëtari i Ansamblit të Ushtrisë. Nesër, ora 11.00, në Qendrën Kulturore të Ushtrisë, i bëhet homazh Pandi Zguros (1944-2011), aktivitetit të tij si artist dhe ushtarak. Ministria e Mbrojtjes e dekoron nënkolonelin Pandi Zguro “Artist i Merituar” me medaljen “Për shërbime të shquara” (pas vdekjes). Marrin pjesë: Avni Mula, Milto Vaka dhe Ligor...Lexo te gjithe artikullin »


» Ah, parate, parate
» Dama Plake ne Tirane
» Finalja e Orkestres me muzike baroke
» Ne dy skenat kombetare
» Diktator jo si te tjeret
» Mbremja Gala nga Shkolla e Baletit
» Instrumenti etnik i shqiptareve
» Takim me njeriun qe di ta degjoje tjetrin
» Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit
» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit