Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Tritol ne veturen e avokatit Genc Gjokutaj

Publikuar me : 10.02.2011 Ne : Kronike - 95 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Gjendet nje sasi tritoli prej rreth 200 gramesh e pashperthyer ne veturen e avokatit te njohur Genc Gjokutaj, ndersa ai kishte derguar veturen e tij per riparim prane nje servisi ne afersi te baneses se tij ne rrugen Ali Demi ne kryeqytet.


Dyshimet e para te hetuesve jane hedhur ne disa pista duke nisur qe nga pista e nje ngjarjeje qe lidhet me punen e tij si avokat, ndersa hetuesit thane se gjithashtu po verifikonin edhe pisten e nje ngjarjeje qe lidhej me jeten private te avokatit te njohur. Gjithsesi deri ne saktesimin e pistes kryesore, policia u rezervua te jape te dhena mbi veprimet e kryera prej saj.


Ngjarja ndodhi dje ne oret e para te mengjesit, kur avokati i njohur per ceshtjet e veshtira qe here pas here ka marre persiper, kishte derguar mjetin e tij ne nje servis automjetesh, per shkak se pjesa e perparme e mjetit i shkaktonte nje zhurme, dhe ai duhej ta verifikonte. Fare prane baneses se tij ne rrugen Ai Demi, ndodhej nje pike servisi elektroauti, i cili e vendosi menjehere mjetin ne ure.


Punonjesi i servist menjehere konstatoi se mjeti ne pjesen ku goma lidhet me shasine dhe me pjese te tjera te vetures kishte nje objekt te paketuar te lidhur me disa fije. Menjehere punonjesi i servisit njoftoi pronarin e vetures duke e vene ne dijeni, per konstatimin qe kishte kryer.


Burimet e policise thane se ne momentin e pare dhe me pas avokati kishte reaguar i habitur, pasi nuk e kishte vene re nje gje te tille. Menjehere avokati i njohur Gjokutaj lajmeroi policine duke njoftuar drejtuesit e saj per situaten e pakendshme qe i kishte ndodhur ne piken e riparimit te automjeteve qe ndodhet buze rruges Ali Demi, qe ndodhet ne krahun verior te rruges, prane fushes Ali Demi.


Vete Gjokutaj, nuk pranoi te komentonte ngjarjen duke pohuar se nuk deshironte te komentonte nje ngjarje e cila ishte ne hetim nga policia, duke refuzuar te jape edhe informacione rreth menyre se gjetjes se lendes plasese.


Efektive te policise se komisariatit nr.1, mberriten me shpejtesi ne vendin e ngjarjes dhe menjehere pas verifikimit te ngjarjes njoftuan eproret e tyre. Nderkaq ne vendin e ngjarjes mberriten ne pak minuta specialiste te hetimit te Antiterrorit te Drejtorise se Policise se Tiranes.


Po keshtu ne drejtim te vendit te ngjarjes u nisen edhe nje grup ekspertesh dhe specialistesh antimine te RENEA-s, per te kryer caktivizimin e tritolit qe kishte krijuar nje lloj bombe artizanale. Ne pak minuta zona e mesiperme u pastrua nga banoret te cilet u evakuuan me qellim shmangien e ndonje te papriture te pakendshme.


Ekspertet antimine, provokuan shperthimin e saj me mjete te posacme, por pavaresisht ketij provokimi, sasia e lendes plasese e montuar si bombe nuk shpertheu. Me pas ekspertet kryen caktivizimin e lendes plasese, e cila me pas u mor dhe u administrua nga ekspertet kriminaliste dhe xheniere dhe u nis per ne laboratorin e Institutit te Policise Shkencore, per te kryer ekzaminime te metejshme.


Hetimet e para te policise, thane se behej fjale per nje sasi te per afert prej 200 gramesh lende plasese e cila nese do te kishte shperthyer mund te kishte pasur pasoja fatale. Per fatin e mire te Gjokutajt, eksplozivi nuk u aktivizua.


Ekspertet thane se nga keqyrja paraprake e kryer prej tyre eshte vene re se mund te gjenden gjurme te mundshme daktiloskopike, qe me pas mund te cojne policine drejt identifikimit te autorit te dyshuar te krimit.


Ne servis punonjesit nervoze pas deklarimeve ne polici

Ne servisin ku u gjend lenda plasese pas ngjarjes dhe pas largimit te policise, reagimi i punonjesve, nuk qe aspak i qarte e madje punonjesit reaguan me nervozizem.


Nje prej tyre qe pretendonte se ishte pronari i pikes se servisit tha se nuk deshironte te fliste per kete ceshtje me njerezit, ndersa nxitoi te reagonte se kjo ishte pune e tij dhe se kishte dhene mjaft deklarime ne polici dhe nuk kishte deshire te fliste me per te tjere.


Madje pergjigjet e punonjesit ishin se nuk deshironte te shikonte asnje gazetar ne servisin e tij. Nuk ka cte duhet ty kjo pune. Une nuk te jap llogari ty,- ishte reagimi i cuditshem i personit te veshur me kominoshe te kuqe.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne Vore

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 25 here.
Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne VoreVendi i ngjarjes, foto arkiv Trupi i pajetë i një personi të seksit mashkull është gjetur në një kanal anës autostradës së Vorës. Policia bën me dije se viktima është shtetasi, Rizvan Peposhi. Nga hetimet paraprake, blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se dyshohet se viktima të jetë aksidentuar nga një makinë, e cila kalonte në këtë aks rrugor, e cila pasi ka kryer krimin ështe larguar nga vendngjarja, ndërkohë që vdekja mund të ketë ndodhur në orën 5:00 të...Lexo te gjithe artikullin »


» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne autostraden Tirane-Durres
» Kapshtice, kapen 2 klandestine pakistaneze
» Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucion
» Te plagosurat me trauma psikologjike
» Himare, te plagosurat me trauma psikologjike
» Sulmon fqinjin me granate, arrestohet
» 20 femije me HIV/AIDS, e kane mbartur nga nena
» Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia
» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja
» Zvicerania Fure pyetet tre ore ne prokurori per “mashtrimet”

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit