Publikuar me : 23.12.2011 Ne :
Kronike - 29 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Foto Ilustruese
Në sajë të operacionit të koduar “ Merry Christmas”, u finalizua me sukses hetimi i kryer nga policia e Sarandës, për goditjen e një grupi kriminal të vetëquajtur “B13”.
Ky grup kryente aktivitetin kriminal brënda qytetit, gjatë një periudhe 2- vjeçare, sa i takon shkatërrimit të pronës me eksploziv, vjedhjes së automjeteve, banesave dhe lokaleve të tregtisë.
Në pranga kanë rënë pesë persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Policia bën me dije se personat e arrestuar janë:
1- Y. K, banues në Tepelenë, i padënuar më parë.
2 -O. A, lindur dhe banues në Sarandë, i dënuar me parë për vjedhje.
3- K. R, lindur në Koshtan, i padënuar me parë.
4- S. L, lindur ne Konispol, i dënuar me parë për vjedhje.
5 -S. Sulejmanasi, lindur në Corovodë, i padënuar më parë.
Në kërkim janë shpallur këta shtetas:
1. F. Abazi, lindur dhe banues në Sarandë, i dënuar me parë për vjedhje.
2. L. Kazo, lindur dhe banues në Sarandë, i dënuar me parë për vjedhje.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Sarandë, për veprat penale: “Shkatërrim i pronës me eksploziv, vrasje me dashje e ngelur ne tentativë, armëmbajtje pa leje, vjedhje e pasurisë më shume se një herë, e kryer në bashkëpunim”.