Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Politike - 84 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Trojka e ambasadorëve është bërë sot pjesë e një tryeze për shoqërinë civile.
Ambasadori i BE-së Etore Sequi, ai SHBA-ve Aleksandër Arvizu dhe ambasadorin e OSBE-së Eugen Uollfarth, kanë kërkuar më shumë bashkëpunim të qeverisë me shoqërinë civile.
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui u shpreh se BE ka investuar 1.2 milion euro për të nxitur shoqërinë civile, e cila ka nevojë për mbrojtje.
Të njëjtin mendim ka ndarë edhe ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu.
Në tryezë ishte i pranishëm edhe ministri i Financave, Ritvan Bode, i cili tha se po hartohet një ligj i ri për OJF-të, për të cilat qeveria ka siguruar lehtësira, duke i përjashtuar tatimi mbi fitimin. “OJF janë të përjashtuara nga tatimi mbi fitimin, kanë lehtësi për tatimin mbi të ardhurat. Ka disa boshllëqe dhe diferenca në kuadrin ligjor të OJF-ve, por do punohet për ligjin e ri, në fund të muajit ligj që do të reflektojë ndryshimet fiskale do të jetë gati”, tha Bode.