Publikuar me : 05.01.2012 Ne :
Kronike - 53 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një 16-vjeçar nga Tropoja ka sajuar historinë e një vjedhjeje nga frika e prindërve. Burime nga policia e këtij qyteti bëjnë të ditur se ngjarje ndodhi një muaj më parë në lagjen “Dardania” të qytetit të Bajram Currit.
16-vjeçari XH.Gj. pranoi përpara hetuesve se ka inskenuar një grabitje nga frika e prindërve të tij, pasi u kishte vjedhur 110 paund, 5 mijë lekë. Adoleshenti është vetplagosur për ta bërë ngjarjen sa më të vërtet.
Ngjarja e rrallë ka ndodhur më 5 dhjetor, kur 16-vjeçari ka bërë denoncimin se në banesën e shtetasit Gëzim Gjocaj kishin hyrë dy persona të paidentifikuar dhe në tentativë për të marrë një shumë lekësh, janë përplasur me djalin e shtëpisë duke e plagosur me mjete prerëse.
Ndaj 16-vjeçarit ka nisur çështja penale për kallëzim të rremë për vjedhjen e banesës