Nje granate shperthen ne oborrin e shtepise se Petrit Brahjes, nuk ka viktima. Policia Mister autoret e krimit
TROPOJE- Banesa e shtetasit Petrit Brahaj ne Tropoje eshte tronditur mbremjen e djeshme si pasoje e shperthimit te nje granate. Ngjarja ndodhi ne fshatin Kerrnaje, ndersa policia e mberritur ne vendngjarje deklaron se nuk ka asnje te lenduar. Objekti i atentatit, shtetasi Petrit Brahaj, eshte i denuar per grabitjen e bankes se Tropojes por me se shumti njihet si krahu i djathte i Fatmir Haklajt.
Me kater qershor te ketij viti Petrit Brahaj, i denuar per grabitjen e bankes se Tropojes, eshte lene i lire pasi vuante nga nje paralize dhe qendrimi ne burg ia veshtiresonte kurimin.
Ai ishte arrestuar nga Interpoli francez per llogari te drejtesise shqiptare, e cila e kishte denuar me dhjete vjet burg per grabitjen e bankes se Tropojes ne vitin 1997. Apeli i Shkodres ne vitin 2005 e shpalli fajtor Brahajn, per vjedhjen e nje shume rreth 500 milione lekesh te vjetra, nderkohe vete i pandehuri ka mbajtur qendrim mohues ndaj akuzes.
Duke qene nje nder njerezit me te afert te Fatmir Haklajt, Brahaj u dyshua fillimisht edhe per vrasjen e Azem handarit por me pas u provua se nuk kishte lidhje.
Brahaj, nga fshati Kernaje i Bajram Currit, eshte nje ish-efektiv i forcave speciale dhe nje nga njerezit me te afert te Haklajve.
Hakmarrja qe nisi ndaj ketij fisi te njohur tropojan nuk mund te linte jashte edhe miqte e tyre keshtu, paraditen e 20 gushtit 2001, Petrit Brahja, vellai i tij Kastriot Brahja dhe nipi i Haklajve, Bilbil Selivrada, po zbrisnin nga Kernaja drejt Bajram Currit me nje fuoristrade tip Mitsubishi me ngjyre vishnje.
Pa zbritur ne fshatin Sopot, ata jane qelluar me bresheri mitralozi te lehte dhe kallashnikovi nga persona te veshur me uniforma ushtarake me lara, te cilet ishin pozicionuar pas nje bunkeri. Si rezultat plageve te marra, u plagosen rende Petrit Brahja dhe Bilbil Selivrada.
Brahja ka mbetur i paralizuar qysh nga ajo kohe dhe eshte larguar jashte vendit. Autoret e kesaj prite nuk jane zbuluar nga drejtesia shqiptare, por dyshohet se jane te njejtet qe organizuan sulmet ndaj kulles se Haklajve.