Publikuar me : 05.12.2011 Ne :
Kronike - 42 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një ngjarje e rëndë ndodhi në lagjen “dardania të Bajram Currit. Shtetasi Xhevahir Gjoçaj është plagosur gjatë një përleshje me grabitësit, të cilët i kishin hyrë në shtëpi për ta vjedhur.
Burime nga policia bëjnë të ditur se Gjoçaj ishte vetëm në shtëpi kur ka parë që dy persona të armatosur dhe me maska kishin hyrë në banesën e tij. Menjëherë pronari i shtëpisë është përpjekur t`i ndaloj grabitësit por pas përleshjes me ta ai është plagosur më thikë nga njëri prej hajdutëve.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në kërkim të autorëve.