Publikuar me : 05.08.2011 Ne :
Kronike - 105 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një person i djegur u gjend brenda një makine të shkrumbuar nga zjarri në aksin Golaj-Tropojë. Kalimtarët të rastit kanë parë një automjet 20 metra në greminë në aksin që lidh Tropojën me fshatin Golaj.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka konstatuar se brenda automjetit në vendin e drejtuesit ndodhej një trup njeriu i djegur. Shkalla e djegies është tepër e lartë, kjo ka vështirësuar identifikimin e të vdekurit.
Viktima është identifikuar dhe quhet Gezim Koka me origjine nga fshati Letaj i Krumës, ai ishte 39 vjeç. Burime nga policia bëjnë të ditur se automjeti tip “Benz” mund të ketë dalë nga rruga për shkak të ndonjë defekti të mundshëm dhe më pas të ketë rënë në greminë dhe më pas aty ka marrë flakë.