Publikuar me : 18.12.2011 Ne :
Rajoni - 98 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Karvani i fundit i trupave amerikane ka lënë Irakun dhe ka hyrë në Kuvajt, pas nëntë vitesh ndërhyrje nga i cili u rrëzua Sadam Hysein. Në mesnatë kaloi kufirin grupi i fundit i automjeteve ku gjendeshin 500 ushtarë.
Më shumë se 4 500 ushtarë amerikanë dhe më shumë se 100 000 iraken kanë vdekur gjatë luftës ndërsa në total lufta i ka kushtuar SHBA-së 1 trilion dollarë.
1.5 milion amerikanë kanë shërbyer në Irak që prej ndërhyrjes së SHBA-së në vitin 2003. Përveç atyre që kanë vdekur, afërsisht 30 000 kanë mbetur të plagosur.
Prezenca e vetme ushtarake amerikane në Irak tashmë është vetëm një kontingjent prej 157 ushtarësh, të cilët janë për trajnimin e ambasadës së SHBA-së në Bagdad si edhe për mbrojtjen e trupit diplomatik.