Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Tryeze per drejtesine, PS fton Berishen dhe Topallin

Publikuar me : 28.10.2011 Ne : Politike - 95 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Denis Dedej

Partia Socialiste ka ftuar mazhorancën të ulen në një tryezë debati që do të zhvillohet paraditen e sotme. Përveç kreut të PS-së Sali Berisha, ftesa i është dërguar edhe kryeparlamentares Topalli, kreun e grupit demokrat Patozi dhe drejtuesit të Komisionit të Ligjeve Rusmali. Ftesat e dërguara nga Partia Socialiste janë nënshkruar nga sekretari për Çështjet Ligjore, Fatmir Xhafaj dhe tryeza do të ketë si temë drejtësinë. Ajo që bie në sy është fakti që vetë Edi Rama nuk do të jetë në panel. Ai ka lënë juristët që të drejtojnë konferencë ndërsa vetë do të ulet mes dëgjuesve.

“Në tryezë janë ftuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, anëtarë të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, përfaqësues të Trupit Diplomatik, Akademikë, përfaqësues të institucioneve të sistemit të drejtësisë, pedagogë, ekspertë, avokatë, përfaqësues të grupeve të interesit si dhe projekteve e organizatave jo fitimprurëse vendase dhe të huaja që veprojnë në Shqipëri në fushën e sundimit të ligjit dhe demokracisë”,- thuhet në materialin e publikuar nga socialistët. Më tej, sqarohet se tryeza synon zhvillimin e një debati të hapur konsultues, lidhur me përgjegjësitë që rrjedhin nga rekomandimet e Progres Raportit të BE-së për sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe nevojën për reflektimin e tyre.

Në programin e punimeve të kësaj tryeze bëhet e ditur se krahas fjalës së hapjes do të mbahet dhe një prezantim i qëllimit të tryezës dhe çështjeve për debat. Nga ana tjetër, do të ketë një prezantim të dokumentit “Drejtësia në sfidën e integrimit” dhe të një tjetër dokumenti “Qëndrimi ynë për projektligjet për miratim me shumicë të cilësuar”. Pas këtyre publikeve, tryeza do të vazhdojë punën e saj me diskutime të lira nga pjesëmarrësit. Në fund të takimit do të zhvillohen disa konkluzione dhe më pas të ftuarit do të ndajnë pak minuta sëbashku në një kokteil. Për ftesat e shpërndara nga Partia Socialiste drejt zyrtarëve të mazhorancës nuk pasur konfirmim për pjesëmarrje. Në një njoftim të shpërndarë nga zyra e shtypit e kryeministrit lajmërohet se ditën e sotme kreu i qeverisë, Sali Berisha, do të zhvillojë një vizitë në Tropojë. Ai do të marrë pjesën në orën 10:00 në ceremoninë e inaugurimi të një aksi rrugor në Bajram Curri. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nuk ka konfirmuar prezencën e saj në këtë takim, duke mos dhënë sinjale për praninë e saj në këtë tryezë të organizuar nga anëtarët socialist të Komisioneve Ligjeve. Ftesë për këtë tryezë mbi drejtësinë është dërguar dhe për Presidentin e Republikës, Bamir Topi, në cilësinë e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Axhenda zyrtare e presidentit Topi tregon që ai është i zënë paraditen e djeshme, por, sipas të gjitha gjasave, do të shkojë një nga këshilltarët e tij. Për sa i takon kryeparlamentares Topalli, ajo nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen apo jo, por të gjitha gjasat janë që të mos shkojë.

 

 

PROGRAMI

12:00- 12:30

Fjala e hapjes

Prezantimi i qëllimit të tryezës dhe çështjeve për debat. Dokumenti “Drejtësia në sfidën e integrimit” Dokumenti “Qëndrimi ynë për p/ligjet për miratim me shumicë të cilësuar’

12:30-13:30

Diskutime të lira nga pjesëmarrësit

13:30- 13:45 Konkluzione

14:00 Koktej

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Patozi leter Rucit Te fillojme negociatat per presidentin

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 24 here.
Patozi leter Rucit  Te fillojme negociatat per presidentin Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi dhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi Kreu i grupit parlamentar të PD-së, dhe njëherësh pjesë e grupit të mandatuarve për negociata, Astrit Patozi, i ka dërguar një letër kryetarit të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçit, ku i kërkon që të fillojnë negociatat që nesër për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. “Me jemi të hapur, që duke filluar nga nesër paradite, të takohemi me...Lexo te gjithe artikullin »


» Spahiu Presidentin duhet ta duan ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri, teatral
» Kamez, 300 te rinj behen pjese e PS-se
» Jahjaga viziton studentet e plagosura
» Presidenti, Berisha takon Mediun Procesi do jete transparent
» Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen
» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral
» Skadon afati KQZ-ne Kolegjin dhe kutite nuk i levizim

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit