Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Turistet dhe Karaburuni

Publikuar me : 11.09.2010 Ne : Kronike - 172 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Spostimi i postbllokut, me qellim qe te krijohet mundesia per te kaluar lirshem ne Parkun Arkeologjik te Orikut apo gadishullin e Karaburunit, nuk eshte nje problem vetem per banoret e Dukatit, por eshte jetik edhe per turizmin.


Parku i Orikut eshte nje nga me interesantet ne Shqiperi per vlerat e tij arkeologjike, kurse Gjiri i Karaburunit ka plazhe te mrekullueshme, nga te cilat pushuesit privohen ne menyre te padrejte.


Vizitore te shumte shqiptare dhe te huaj kerkojne ta vizitojne kete zone nisur nga informacionet e marra ne internet. Per operatoret turistike, nuk eshte thjesht e rendesishme, por edhe jetike.


Incidenti i fundit ndodhi me rreth 50 turiste ceke, te cilet kane ardhur keto dite enkas qe te vizitojne Parkun Arkeologjik te Orikut. Pasi kane pritur per me shume se 1 ore per te hyre, roja ushtarake i ktheu pergjigje guides se nuk mund ta vizitojne parkun.


Keta turiste kane udhetuar me kilometra te tere per te vizituar bukurite natyrore dhe arkeologjike te zones se promovuar nga ne vete, operatoret turistike. Jemi te bindur qe ata nuk kthehen me ne kete pike dhe kete do tua thone edhe te tjereve. Ata qe humbasin jane biznesi i zones, por edhe te gjithe operatoret turistike dhe turizmi yne kombetar.


Vete turistet habiten kur mesojne se per te shkuar ne nje park arkeologjik dhe per te bere plazh ne nje gadishull, duhet te kalosh permes nje zone ushtarake. Kerkesat tona per spostimin e ketij postblloku kane qene te shumta.


E vetmja pergjigje qe kemi marre ka qene neglizhenca e institucioneve. Kerkesat kane rene ne vesh te shurdhet. Nga deti e kemi te pamundur per ti shoqeruar vizitoret per ne Gadishull per shkak te moratoriumit, por, te pakten nga toka, shteti duhet te marre masa sa me pare.


Spostimi i ketij postblloku ka qene edhe nje prej kerkesave kryesore te banoreve te Dukatit. Ne fakt, i gjithe Gadishulli i Karaburunit po qendron jofunksional pa te drejte, kur ekzistojne te gjitha mundesite qe ai te ishte vene ne funksion te turizmit.


Aktualisht ne zone nuk ekzistojne biznese te mirefillta edhe pse eshte nje prej pikave me te bukura turistike ne Shqiperi. Nese me pare kjo zone ka qene me rendesi ushtarake, tashme ka dale nga ky kontekst. Mendoj se toka duhet tiu kthehet sa me pare banoreve, me qellim qe ata te gjallerojne gadishullin.


*Autori eshte kreu i Shoqates se Turizmit per Jugun e Shqiperise. Ky reagim ka ardhur pasi nje grup me turiste ceke nuk eshte lejuar te kaloje per ne Parkun e Orikut, si dhe gadishullin e Karaburunit per ta vizituar.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne Vore

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 25 here.
Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne VoreVendi i ngjarjes, foto arkiv Trupi i pajetë i një personi të seksit mashkull është gjetur në një kanal anës autostradës së Vorës. Policia bën me dije se viktima është shtetasi, Rizvan Peposhi. Nga hetimet paraprake, blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se dyshohet se viktima të jetë aksidentuar nga një makinë, e cila kalonte në këtë aks rrugor, e cila pasi ka kryer krimin ështe larguar nga vendngjarja, ndërkohë që vdekja mund të ketë ndodhur në orën 5:00 të...Lexo te gjithe artikullin »


» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne autostraden Tirane-Durres
» Kapshtice, kapen 2 klandestine pakistaneze
» Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucion
» Te plagosurat me trauma psikologjike
» Himare, te plagosurat me trauma psikologjike
» Sulmon fqinjin me granate, arrestohet
» 20 femije me HIV/AIDS, e kane mbartur nga nena
» Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia
» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja
» Zvicerania Fure pyetet tre ore ne prokurori per “mashtrimet”

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit