Publikuar me : 25.10.2011 Ne :
Rajoni - 84 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një mrekulli e vogël ka ndodhur sot në juglindje të Turqisë, zonë e goditur të dielën nga një tërmet shkatërrues. Një foshnje dyjavëshe dhe një fëmijë 14 vjeç janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat pas 48 orësh.
Ndëkohë, numri i viktimave të tërmetit 7.2 ballë që goditi provincën Van ka arritur në 366, ndërsa vazhdon frika se ky numër mund të arrijë në 1000.
Ndërkohë, të plagosur janë të paktën 1301 persona, ndërsa 2262 ndërtesa janë shembur.
Janë me mijëra njerëzit që e kanë kaluar natën në qiell të hapur, në një kohë kur temperaturat zbresin nën zero gjatë natës.