Publikuar me : 21.09.2011 Ne :
Rajoni - 91 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Marrëdhëniet e vështira mes Turqisë dhe Izraelit dhe vullneti i Uashingtonit dhe Ankarasë për të shtuar presionin mbi Sirinë kanë qenë dy argumentet kryesore në takimin e presidentit Barak Obama dhe kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan, në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Gjatë takimit, Obama ka folur për “përpjekjet që vijojnë nga turqtë dhe izraelitët për të përmirësuar marrëdhëniet e tyre” dhe ka theksuar sidomos “interesin e Amerikës për një zgjidhje”.