Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Rajoni - 56 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Janë rikthyer tërmetet në lindje të Turqisë, duke provokuar të tjera viktima dhe shkatërrime. Të paktën 5 është numri i të vdekurve, por pritet një bilanc akoma më i rëndë. Lajmi ëhstë bërë i ditur nga agjencia ANSA, sipas së cilës lëkundja ndodhi në provincën Van.
Media raporton se tronditja e fundit ishte e mangitudës 5.6 dhe rrëzoi më tepër se 20 ndërtesa. Rreth 50 persona janë bllokuar nën rrënojat e një hoteli.
Tronditja filloi me orën lokale 21:23, duke rrëzuar fillimisht një hotel 5-6 katësh, që akomodon më tepër gazetarë dhe skuadra të gjysmë hënës së kuqe. Informacionet e para tregojnë që në “Bayram Hotel” kanë qenë të pranishëm 35 persona.
Rreth 11 prej tyre janë nxjerrë të gjallë nga skuadrat e shpëtimit, që mbërritën menjëherë pasi janë të mobilizuara në atë zonë që nga tërmeti i 23 tetorit që shkaktoi 603 të vdekur dhe 4 152 të plagosur.