Publikuar me : 22.01.2012 Ne :
Rajoni - 58 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Mijëra persona kanë marshuar në Stamboll, në përkujtim të 5-vjetorit të vrasjes së gazetarit turko-armen, Hrant Dink. Ky marshim u bë vetëm një ditë pasi një gjykatë në Turqi e dënoi me burg vetëm njërin prej të akuzuarve për këtë vrasje, ndërsa 19 të tjerë u liruan nga akuza.
Avokatët e familjes së Dink u shprehën se çështjen do ta vazhdonin në një gjykatë më të lartë. Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, dhe kryeministri Rexhep Tajip Erdogan, kanë thënë se do të flasin për këtë rast, vetëm pas procesit të apelimit ndërsa Shtetet e Bashkuara thonë se po e ndjekin rastin nga afër.