Punëtorët e shpëtimit në Turqi vazhdojnë të nxjerrin personat të mbetur nën rrënoja pas shembjes së disa ndërtesave nga tërmeti 5.7 ballë.
Deri tani rezulton se 10 persona kanë humbur jetë nga shembja e më shumë se 25 ndërtesave.
Zyrtarët thonë se tre nga ndërtesat e shembura ishin ta pabanueshme pasi njerëzit ishin evokuar pas tërmetit të 23 tetorit prej 7.3 ballësh.
* * *
Të paktën 18 ndërtesa janë shembur në lindje të Turqisë nga tronditjet e një tërmeti 5.7 ballë, i cili e kishte epiqendrën 16 km larg qytetit Van, ku dhe u shembën ndërtesat. Në ndërtesat e shembura përfshihen dy hotele dhe një shkollë.
Goditja e tërmetit sipas qendrës sizmologjike turke është shënuar në orën 20:23 minuta. Televizioni turk TRT raporton se mbi 35 persona kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.
Rreth 1 400 tronditje pas tërmetit 7.2 ballë që goditi Turqinë tre javë më parë, tërmet i cili shkaktojë rreth 600 viktima.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment !
Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine :
Rajoni - Lexuar : 61 here. Deputeti i gjakosur
Një deputet ukrainas është lënë i gjakosur shtrirë për tokë pas një sherri masiv në parlament. Dhuna nisi pasi një ligj i miratuar lejon përdorimin e gjuhës ruse në gjykatë, spital dhe institucionet e tjera në zonat ku ka banorë rusisht folës.
I plagosuri, deputeti opozitar, Mykola Petruk, u dërgua në spital pasi mori të cacra në kokë. Parlamenti i Ukrainës është kthyer shpesh në arenë boksi. Në prill të vitit 2010 pas një sherri gjashtë...Lexo te gjithe artikullin »