Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Turqi, termet 7.3 balle, dyshohen qindra te vdekur

Publikuar me : 23.10.2011 Ne : Rajoni - 65 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 

Foto nga provinca ku ra tërmeti


500-1000 persona dyshohet të kenë mbetur të vdekur në tërmetin e rënë në provincën turke Van, në lindje të Turqisë. Tërmeti me forcë 7.3 ballë ka shkaktuar shembjen e të paktën 40 ndërtesave, ndërsa Observatori Kandilli në Stamboll vlerëson se të vdekur mund të jenë 500 deri në 1000 njerëz.

Kryeministri Erdogan është nisur urgjentisht për në provincën në kufi me Iranin. Ndërkohë, edhe zyra e shtypit e kryeministrit ka konfirmuar faktin se nga tërmeti ka të vdekur, por pa dhënë shifra.

Një tërmet prej 7.3 ballësh ka goditur provincën lindore Van në Turqi. Agjencia e shtypit Anadolu citon kryetarin e bashkisë së qytetit Ercis, Zulfikar Arapoglu: “Ka shumë të vdekur. Disa ndërtesa janë shembur, ka shkatërrim gjithandej. Na duhet ndihmë, na duhen mjekë”.

Për shkak të panikut dhe bllokimit të linjave telefonike, nuk ka të dhëna të sakta në lidhje me numrin e viktimave apo shkallën e dëmeve.

Turqia goditet shpesh nga tërmetet, për shkak të shtrirjes së saj në mes të pllakave tektonike. Dy tërmete me magnitudë mbi 7 ballë, të cilat goditën Turqinë në vitin 2009, lanë pas 20 mijë të vdekur.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Parlamenti i Ukraines kthehet ne arene boksi (VIDEO)

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Rajoni - Lexuar : 61 here.
Parlamenti i Ukraines kthehet ne arene boksi (VIDEO)Deputeti i gjakosur Një deputet ukrainas është lënë i gjakosur shtrirë për tokë pas një sherri masiv në parlament. Dhuna nisi pasi një ligj i miratuar lejon përdorimin e gjuhës ruse në gjykatë, spital dhe institucionet e tjera në zonat ku ka banorë rusisht folës. I plagosuri, deputeti opozitar, Mykola Petruk, u dërgua në spital pasi mori të cacra në kokë. Parlamenti i Ukrainës është kthyer shpesh në arenë boksi. Në prill të vitit 2010 pas një sherri gjashtë...Lexo te gjithe artikullin »


» Fransua Holland per vizite ne Afganistan
» Jemen, vriten 35 anetare te Al Kaedes
» “Parate e droges shkojne per partite ne Shqiperi”
» BE-ja e bashkuar per te mbajtur Greqine ne eurozone
» Amnesty Internacional Koha per te vene njerezit para korporatave
» Mitt Romni Do te ul papunesine ne 6 perqind
» Raporti, romet ne Europe diskriminohen
» Kazakistan, vdesin 60 foshnja, hetohet materniteti
» Lavrov Konflikti sirian mund te preke edhe Libanin
» Doktori qe ndihmoi CIA-n per gjetjen e Bin Ladenit, denohet me 33 vjet burg

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit