Publikuar me : 29.12.2011 Ne :
Rajoni - 52 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Edhe pse ushtria kishte bërë të ditur se zona ku u ndërmor sulmi ajror nuk ishte e banuar nga civilët, partia e kryeministri Taip Erdogan ka pranuar se 35 viktimat ishin civilë.
Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim ka pranuar se 35 kurdët e vrarë nga sulmi ajror nuk ishin rebelë. Huseyin Celik ka bërë të ditur se ka nisur një hetim për të parë nëse ka një dështim të inteligjencës në këtë rast.
Në emër të partisë në pushtet ai ka shprehur keqardhje për humbjen e jetëve dhe ka shtuar se qeveria mund t’i kompensojë ato.
Si pasojë e sulmit ajror rreth 2 000 kurdë kanë protestuar në Stamboll, ku policia është detyruar të përdorë gaz lotsjellës dhe ujë për shpërndarjen e tyre.
Ertugrul Kurkcu, deputet i partisë pro-kurde është shprehur se sulmi ishte ç’njerëzor dhe i papranueshëm.
Sulmi ajror i bë mbi një fshat Kurdësh, afër kufirit me Irakun. Zyrtarët kanë bërë të ditur se ky sulm është ndërmarrë për të goditur rebelët kurd pasi ishin marrë informacione se një grup po planifikonte që të sulmonte një bazë të sigurisë në Turqi.