Publikuar me : 21.12.2011 Ne :
Rajoni - 71 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Abdullah Gyl
Presidenti i Turqisë Abdullah Gyl me anë të deklaratës së sotme në mediat turke, i ka kërkuar Francës, që të heqë dorë nga “projektligji për genocidin armen”. Deklarata e Gyl vjenë pasi Dhoma e ulët e parlamentit francez, do të diskutojë të enjten, nëse do të penalizojë me një vit burg dhe 59 mijë dollarë gjobë, pohimet se vrasjet nga turqit otomanë gjatë Luftës së Parë Botërore, çuan në “genocid”.
Kjo do të sillte një legjislacionin të ngjashëm me mënyrën se si Franca e trajton holokaustin. Turqia ndërkohë refuzon përdorimin e termit genocid. Ajo insiston së vrasjet kanë ndodhur gjatë trazirave civile pas rënies së Perandorisë Osmane dhe se humbje kishte nga të dyja anët.