Publikuar me : 29.12.2011 Ne :
Rajoni - 46 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Të paktën 20 persona kanë vdekur në një fshat kurd mbrëmjen e kaluar pas një sulmi të aviacionit turk.
Sulmi i kryer në Uludere, në kufi me Iranin, mësohet se u ka marrë jetën 20 banorëve të zonës, të cilët po transportonin kontrabandë karburant nga Iraku, por janë ngatërruar nga ushtria turke si terroristë të PKK-së.
Ushtria ka konfirmuar sulmin ajror kundër të dyshuarve si terroristë, duke saktësuar se në vendin e ngjarjes nuk kishte civilë dhe për këtë ka nisur një hetim.