Publikuar me : 14.10.2011 Ne :
Kronike - 42 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emigrantet ne momentin e arrestimit, poshte nje kamioni. Foto marr nga "DM"
E përditshmja britanike “Daily Mail” raporton se 9 emigrantë të jashtëligjshëm shqiptarë janë ndaluar nga policia britanike teksa po tentonin të futeshin në Britani.
Sipas “DM” shqiptarët kishin tentuar të hynin në Angli duke u fshehur mes një ndarjeje të ngushtë të një mauneje që po transportonte mobilje të firmës “Ikea”, nga Rumania drejt qytetit britanik Gateshead, në veri- lindje të Anglisë.
Maunia është ndaluar në portin North East dhe i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm me pajisjet e fundit teknologjike, të cilat kanë cuar dhe në zbulimin e vendndodhjes së klandestinëve.

Vendi ku u be arrestimi. Foto marr nga "DM"
Klandestinët, të cilët sipas medias britanike janë shqiptarë, kishin qëndruar në këtë ndarje të ngushtë të kamionit për gati 14 orë, deri në momentin kur janë pikasur nga policia kufitare kundër emigracionit.
Pasi janë marrë në pyetje, klandestinët janë kthyer në Holandë, nga ku besohet se kanë ardhur. Maunia, ishte nisur, javën e kaluar, nga Bukureshti i Rumanisë, për të kaluar më pas në Amsterdam nga ku besohet se kanë hipur dhe shqiptarët.