Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
UEFA zbret ne fushe, 29.000 ndeshje te monitoruara

Publikuar me : 13.12.2011 Ne : Sport - 49 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Sekretari i përgjithshëm, Xhani Infantino, shpjegon aktivitetin e kontrollit të organizmit më të madh europian. Mbikëqyrja e organizuar ka kërkuar shqyrtimin e mbi 100 milionë të dhënave

UEFA është shumë aktive në fushën e kontrollit të rregullsisë së ndeshjeve. Ja si shprehet sekretari i përgjithshëm, Xhani Infantino: “Me krijimin e BFDS-së (sistemi i zbulimit të mashtrimeve në baste, anti-trukim) po monitorojmë gjithnjë e më shumë tregun e basteve, falë edhe bashkëpunimit të policive kombëtare. Do të ndëshkojmë shumë ashpër këdo që tenton të manipulojë një rezultat futbollistik.”

Në zonën UEFA janë nën kontroll 1800 ndeshje, 29 mijë ndeshje kombëtare të kontrolluara me mbikëqyrje 24 orë në ditë, 365 ditë të vitit, të 1600 skuadrave, që u përkasin 53 federatave që përbëjnë organizmin evropian të futbollit. Siç shkruan agjencia e shtypit mbi lojërat dhe fushën e veprimit të ”Betting fraud detection system” (BFDS), sistemi i individualizimit të mashtrimit në tregun e basteve të UEFA-s, i lindur në vitin 2005, i cili përditësohet vazhdimisht dhe është rinovuar tërësisht që nga 1 korriku 2009.

Analizohen mbi 100 milionë të dhëna bastesh, të marra nga një mesatare e 80 ndeshjesh në ditë, 10 tipologji bastesh dhe me ndihmën e 300 bookmakers-ve (profesionistë bastesh), merret një normë e trukimit e kalkuluar, që nuk është konsideruar një provë e pakonvertueshme, por një proces hetimi nga i cili mund të niset. UEFA i ka shtuar kësaj një njësi disiplinore që ka detyrën të hetojë për trukim ndeshjesh (trupimi i finalizuar për të trukuar ndeshjet), njësi që ka fuqi të plota për të marrë në pyetje dhe për të hetuar me qëllim që të sigurohet tolerancë zero në raport me aktivitetet ilegale, të cilat, po u vërtetuan, sjellin sanksione sportive, që bien nën autoritetin e trupave disiplinore të UEFA-s. Këto sanksione, sipas Agipronews, variojnë nga një njoftimi i thjeshtë me shkrim deri në sanksione ekonomike dhe përjashtimi nga kompeticionet evropiane. Kjo njësi hetimore bashkëpunon me industrinë e basteve dhe me autoritetet ndërkombëtare që prej vitit 2008.

 

UEFA E BETUAR:

“Jemi të gatshëm për të luftuar këtë kancer të futbollit”

Komiteti ekzekutiv ka marrë të dhëna të detajuara për qëllimin e sistemit të UEFA-s, i cili minotoron rreth 29.000 ndeshje anembanë Europës, përfshirë edhe ndeshjet e UEFA-s, si dhe të gjitha kampionatet e kategorive të para dhe të dyta, si dhe ndeshjet e kupave të 53 federatave anëtare. Vendosmëria e UEFA-s, presidenti Mishel Platini dhe sekretari i përgjithshëm Xhani Infantino, kanë bashkuar forcat për t’u angazhuar deri në fund për të luftuar parregullsitë në baste dhe trukimin e ndeshjeve.

“Nëse ne fillojmë të mësojmë rezultatin e ndeshjeve përpara se ndeshjet të zhvillohen, do të na duhet të ndalemi, – ka thënë Platini. – Fëmijët duhet të mos luajnë më, njerëzit nuk duhet të shkojnë më në stadiume. Ne do të angazhojmë çdo mjet të nevojshëm për të luftuar ata që bëjnë hile.”

Gati për sfidën - “Ne kemi themeluar një Sistem Zbulimit të Mashtrimeve në Baste, i cili monitoron tregun e basteve anembanë botës 24 orë në ditë, shtatë ditë në jave, 365 ditë të vitit”, ka shtuar Infantino. “Ne do të sanksionojmë shumë ashpër këdo që është duke manipuluar rezultatin e ndeshjes. Kemi bashkëpunuar me autoritetet policore për t’u siguruar që këto aktivitete kriminale të luftohen dhe që ky kancer të çrrënjoset nga ky sport para se të bëhet shumë i madh. Është një sfidë dhe ne jemi gati.”

Kompani e re e shërbimit të UEFA-s - Në një tjetër aspekt të punës së tij, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka aprovuar krijimin e një kompanie të re shërbimi të UEFA-s, me emrin UEFA Events SA. Kjo kompani do të funksionojë si një kompani bijë e UEFA-s dhe është krijuar për të menaxhuar dhe për t’u marrë me operacionet komerciale të UEFA-s dhe të organizimit të evenimenteve të mëdha.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka emëruar si shef ekzekutiv të kësaj kompanie Dejvid Tejlorin gjatë mbledhjes së fundit të mbajtur në Nion. UEFA dhe presidenti i saj, Mishel Platini, kanë shprehur edhe një herë strategjinë e tyre të tolerancës zero ndaj korrupsionit në futbollin evropian. Platini ka ritheksuar vendosmërinë e këtij organizmi europian pas mbledhjes së fundit të Komitetit Ekzekutiv, në Valeta të Maltës.

Problem real - “Ne do të përdorim të gjithë forcën tonë për të luftuar kundër atyre që korruptojnë këtë sport,- ka thënë Platini. – Nëse gazetarët do ta dinin që përpara ndeshjes se si do të përfundonte ajo, nuk do të kishte interes dhe futbolli do të vritej. Sinqerisht, është një problem real.

Çdo lojtar që kapet duke bërë mashtrime dhe trukuar ndeshje, nuk do të luajë më futboll. Ata gjyqtarë që korruptohen, nuk do të arbitrojnë më. Ai president apo trajner klubi që korrupton ose korruptohet, nuk do të drejtojë më ndonjë klub ose skuadër. Ky është vullneti i presidentit dhe i Komitetit Ekzekutiv. Ne nuk mund ta tolerojmë këtë gjë.”

Sistemi i Zbulimit të Mashtrimeve me Bastet UEFA ka marrë tashmë masat për të investuar fuqishëm në këtë sistem. UEFA gjithashtu monitoron të gjitha ndeshjet e UEFA-s, si dhe të gjitha ndeshjet e kampionateve dhe kupave të federatave anëtare. Krahas kësaj, UEFA ka ndihmuar edhe policinë e Gjermanisë në një hetim për trukim ndeshjesh në Europë dhe është duke hetuar disa ndeshje të kompeticioneve evropiane.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Salihi, i padeshiruari qe u kthye ne idhull

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 38 here.
Salihi, i padeshiruari qe u kthye ne idhullEdmond Sufaj Lojtari i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, është kthyer në një idhull tek skuadra e tij DC Junajtid në kampionatin amerikan. Kanë mjaftuar katër gola në pesë ndeshjet e tij të fundit me skuadrën, që Salihi, nga një i padëshiruar të kthehet në idhullin e kësaj skuadre. Kalimi i tij nga Rapidi i Vjenës tek skuadra e Uashingtonit u konsiderua blerja më e rëndësishme e kësaj skuadre. Por fillimi i tij nuk ishte i suksesshëm, pasi ambientimin me futbollin...Lexo te gjithe artikullin »


» Blater Percaktuesi i fituesit me penallti tragjedi, nevojitet zgjidhje alternative
» Qerimaj me doping Produktin e bleva ne supermarket
» Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesore
» Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne Madrid
» Shqiperia mposht Katarin 2-1
» Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese
» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit