Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Uji, 23-vjecari vret babane e 4 femijeve

Publikuar me : 09.07.2010 Ne : Kronike - 216 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Shkoder/ Ndoc Dede Voci (Prroj) ka gjetur vdekjen ne oborrin e baneses pasi eshte qelluar nga djali i fqinjit te tij


Dy familjet kishin grindje mes tyre prej kohesh per kanalet vaditese. Diten e ngjarjes policia shoqeroi babane e autorit


SHKODER - Grindja per ujin qe perdoret per vaditje mendohet te kete shkaktuar vrasjen e nje 60-vjecari ne fshatin Kir te Komunes Pult ne Dukagjin.


Ngjarja ka ndodhur ne oret e vona te se merkures dhe mesohet se viktima ka qene ne oborrin e baneses se tij kur eshte qelluar me arme zjarri Sipas policise, e cila e ka marre me vonese njoftimin per shkak te mosfunksionimit te linjave telefonike ne ate zone, 60-vjecari Ndoc Dede Voci (Prroj) ka gjetur vdekjen ne oborrin e baneses se tij pasi eshte qelluar me arme zjarri nga autori i identifikuar si Gjon Qutaj, 23 vjec, fqinj i tij.


Vrasja


Ngjarja ka ndodhur ne lagjen Kasnec ne fshatin malor te Kirit dhe viktima Ndoc Prroj ishte baba i kater femijeve. Burimet e policise shprehen se shkak eshte nje konflikt i hershem i viktimes me fqinjin e tij per shkak te ujit qe perdoret per vaditje. Sipas banoreve te ketij fshati, viktima, lindur e banues ne kete fshat, ka pasur konflikt me familjen Qutaj prej kohesh.


Madje mesohet se edhe te merkuren kryefamiljari Qutaj dhe viktima jane zene me njeri-tjetrin. Madje Ndoc Prroj eshte kanosur nga fqinji i tij cka ka bere qe ai te njoftoje policine, duke u shprehur se rrezikonin ta vrisnin. Nje gje e tille ka bere qe uniformat blu te mberrinin ne vendngjarje dhe te shoqeronin per ne komisariat kryefamiljarin Qutaj.


Por ky veprim nuk duket se i ka qetesuar gjakrat, pasi ndersa ka pare se te atin ia kishin derguar ne qeli, 23-vjecari Gjon Qutaj, ka marre nje arme dhe ka qelluar kunder fqinjit te tij Ndoc Prroj, duke e lene te vdekur. Me pas ai eshte larguar nga vendngjarja, teksa vetem te nesermen eshte bere i mundur identifikimi i tij si autor i vrasjes, si dhe shpallja e tij ne kerkim.


Problemet


Fshati Kir ne komunen e Pultit ne Dukagjin eshte nje fshat malor ku ka pak toke, vetem ajo rreth banesave dhe banoret e perdorin ujin per vaditje sipas radhes, pasi kanalet perkatese mungojne. Banoret e ketij fshati kane hapur vete kanale per ta marre ujin nga lumi dhe perdorur per te ujitur tokat dhe shpesh kjo eshte bere burim konfliktesh qe kane shkaktuar dhe vrasje.


Vetem para 3 muajsh, grindja per ujin solli vrasjen e 33-vjecarit Zek Tonaj dhe plagosjen e babait te tij Ndue Tonaj, ngjarje kjo e ndodhur ne qendren e komunes Shale ne zonen e thelle malore te Dukagjinit ne Shkoder, ne fshatin Breg Lumi. Vrasja e 60-vjecarit Ndoc Prroj eshte e gjashta qe ndodh gjate ketij viti ne qarkun e Shkodres.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 67 here.
Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar http://www.youtube.com/watch?v=UZHZKJvdeBE Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri Arrestohet në Kosovë kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri. Ndalimi i 61-vjeçarit është bërë pas një urdhër ndalimi të nxjerrë nga drejtësia belge, e cila e ka shpallur në kërkim për akuzën e “nxitjes të urrejtjes ndëretnike”. Prej shumë vitesh avokat në Tiranë, Idajet Beqiri u prangos paraditen e së enjtes teksa ka qenë duke...Lexo te gjithe artikullin »


» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne Vore
» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne autostraden Tirane-Durres
» Kapshtice, kapen 2 klandestine pakistaneze
» Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucion
» Te plagosurat me trauma psikologjike
» Himare, te plagosurat me trauma psikologjike
» Sulmon fqinjin me granate, arrestohet
» 20 femije me HIV/AIDS, e kane mbartur nga nena
» Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia
» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit