Publikuar me : 31.01.2012 Ne :
Rajoni - 42 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Mjekët ndërkombëtarë do të kontrollojë gjëndjen shëndetësore të ish- kryeministres ukrainase, Julia Timoshenko.
Për këtë rast, Ministria e Jashtme ka përgatitur një listë të mjekëve ndërkombëtarë, të cilët do të ftohen të kryejnë një ekzaminim të pavarur të Timoshenkos. Ekipi mjekësor do të përbëhet nga profesionistë të Kanadasë, Gjermanisë dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ndërsa ende nuk bëhet e ditur një datë për nisjen e ekzaminimit.
Ndërkaq, gjëndja shëndetësore e saj duket se po përkeqësohet disa ditës dhe se mbështetësit e saj kanë kërkuar një ekzaminim të pavarur.
Ish- kryeministrja Ukrainase, Julia Timoshenko është dënuar me shtatë vjet burg. Drejtësia në Kiev tha se ish-kryeministrja e këtij vendi, ka tejkaluar kompetencat e saj kur ka urdhëruar firmën energjetike “Naftogas”, të nënshkruajë marrëveshje me Rusinë në vitin 2009.