Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Universitetet, fituesit shpallen me 7 shtator

Publikuar me : 05.08.2010 Ne : Sociale - 190 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ministria e Arsimit konfirmon se nuk do te kete formular A3 dhe A4. Gjithcka do te mbyllet me formularin A2


Gjimnazistet, shpresa e fundit, zhvendosja e listes rendore pas perfundimit te regjistrimit te fituesve

Me 7 shtator perfundon ankthi i pritjes per rreth 40 mije kandidatet per universitete publike. Sipas Ministrise se Arsimit, ne kete dite te gjithe ata qe kane aplikuar ne nje universitet publik, do te mesojne nese kane fituar apo jo, ne nje nga programet e preferuara te tyre, te cilat i kane perzgjedhur ne formularin A2. Kete te premte, MASH mbyll zyrtarisht procesin e aplikimit per ne universitete ose, e thene ndryshe, pranimet e formularit A2.


Fill pas kesaj dite, APRIAL do te nise punen per perllogaritjen e pikeve te te gjithe maturanteve. Sipas burimeve zyrtare te MASH, procesi i perzgjedhjes se fituesve ne universitetet publike, per kete vit do te mbyllet me formularin A2. Per here te pare kete vit nuk do te kete formulare A3 dhe A4.


Keshtu, MASH per kete vit ka ndryshuar procesin e perzgjedhjes se fituesve, duke lene menjane formularet shtojce. Pas publikimit te rezultateve me date shtate shtator, te gjithe fituesve do tu lihet nje hapesire kohore per tu regjistruar ne deget qe ata kane rezultuar fitues.


Pervoja e viteve te meparshme ka treguar se nje kandidat mund te rezultoje fitues ne dy apo me shume dege, nga ato qe ka preferuar ne formularin A2, por, sipas rregullave te vendosura nga Ministria e Arsimit, nje kandidat ka te drejte te regjistrohet vetem ne nje program studimi. Kjo do te thote qe per dege te caktuara, pas perfundimit te procesit te regjistrimit, do te kete te kuota te lira.


Ne vitet e meparshme, pasi universitetet publikonin vende te lira, MASH hartonte formularin A3, nepermjet te cilit kandidatet qe nuk kishin fituar gjate fazes se pare, kishin mundesine te perzgjidhnin mes degeve qe ofroheshin.


Pas perfundimit te kesaj faze te dyte rezultonin serish kuota bosh, te cilat plotesoheshin ne nje faze te trete, nepermjet nje tjeter formulari preferencash, formularit A4. MASH deklaron se kete vit formula e pranimeve do te jete ndryshe.

Keshtu, pas perfundimit te regjistrimit te fituesve te fazes se pare, universitet do te publikojne serish kuotat e parealizuara.


Por, kesaj here, ata qe do te perfitojne do te jene studentet qe ndodhen poshte vijes se fituesve ne listen rendore. Nje shembull Fakulteti i Drejtesise per kete vit do te pranoje 400 studente ne vitin e pare. Pas perllogaritjes se pikeve, APRIAL do te publikoje listen rendore te te gjithe aplikanteve qe kane kerkuar kete dege, por vetem 400 te paret do te rezultoje fitues.


Ata do te kene ne dispozicion nje afat kohor te caktuar per te kryer regjistrimet prane ketij fakulteti. Nese pas perfundimit te regjistrimeve ky fakultet do te raportoje kuota te lira, nga keto kuota do te perfitojne kandidate qe jane renditur pas numrit 400. Ne rast se ky fakultet do te publikoje 50 vende te lira, vija e fituesve do te zbrese deri tek numri 450.


Nepermjet kesaj formule te re, Ministra e Arsimit synon qe te perfundoje sa me heret procesin e pranimeve ne universitet, ne menyre qe te mos kete pranime dhe ripranime deri ne fund te semestrit te pare te vitit akademik, duke bere qe nje pjese e studenteve te humbisnin provimet e sezonit te shkurtit.


Sipas burimeve te MASH, kete vit te gjithe kandidatet qe do te rezultojne fitues gjate fazes se pare apo te dyte, do te ulen ne auditore me kater tetor. Pas kesaj date nuk do te kete me pranime ne universitet publike ne vend.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

30 vete per ta nxjerre nga shtepia vajzen qe peshon 400 kilograme

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 92 here.
30 vete per ta nxjerre nga shtepia vajzen qe peshon 400 kilograme http://www.youtube.com/watch?v=DpcZnGCL9C0   Georgia Davis, vajaza që peshon 400 kilogram Adoleshentes më me peshë në Britaninë e Madhe, Georgia Davis (19), dje i është ofruar ndihma e shpejtë. Shpëtimi dhe nxjerrja e vajzës nga shtëpia ka zgjatur afro tetë orë. Rruga ku Georgia jeton ishte e mbyllur për kalimin e makinave, sepse duhej të thyheshin dy mure të shtëpisë së saj, që pastaj me vinç ta nxjerrin nga dhoma e fjetjes në katin e parë. Në shpëtimin e saj...Lexo te gjithe artikullin »


» Zbulohet libri qe hedh poshte krishterimin
» Kryebashkiaku italian feston me pistolete ne brez
» Ku ndodhen birra me e lire dhe me e shtrenjte ne bote?
» Arta dhe Ogri, nje shtatzeni e “arkitekturuar”
» Fizikanti kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit
» Fizikani kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit
» Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine Tani o bote me uro gjume te embel
» Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollaten
» Kapslleku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalise
» Telashe te tjera per Xhon Travolten

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit