APRIAL pritet te jape perfundimet e fazes se dyte te regjistrimeve ne universitete sot ne mbremje. Regjistrimi i ndermjetem ne universitete eshte zhvilluar sipas procedurave te parashikuara nga MASH dhe vetem dje ne mesdite prane APARIAL jane depozituar te gjitha listat e plota te regjistrimeve te kryera ne te gjitha universitet publike te vendit. Pas kesaj APRIAL do te publikoje kuotat e mbetura bosh. Sipas kreut te kesaj agjencie, Arben Fagu numri i vendeve te mbetura bosh pas perfundimit te kesaj faze regjistrimi do te jete me i vogel se vendet bosh qe rezultuan pas perfundimit te regjistrimit te pare, pasi ne kete rast nuk eshte faktori i kandidateve qe do te ndjekin studimet jashte Shqiperise.
Keshtu mbi bazen e regjistrimeve te ndermjetme te kryera dhe te vendeve te paplotesuara, APRIAL-i me date 6 tetor 2010, do te shpalle listen perfundimtare te kandidateve fitues. Fituesit perfundimtare do te do te cregjistrohen nga vete sekretarite mesimore nga programi i studimit ku ishin regjistruar me pare, nderkohe qe vete fituesit duhet te terheqin dosjen individuale prane fakulteteve perkatese, dhe te riregjistrohen ne programin e studimit, ne te cilin jane shpallur fitues me listat perfundimtare.
Sekretarite mesimore te Fakulteteve ne datat 7, 8, 9, tetor 2010 do te qendrojne te hapura prej ores 08 00, deri ne 18 00. Ndersa per fituesit nga Republika e Kosoves, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja regjistrimi do te behet prane sekretarive mesimore te fakulteteve ne datat 4, 5 dhe 6 tetor. Dokumentet qe ata do te paraqesin duhet te jene ne gjuhen shqipe dhe te noterizuara ne Republiken e Shqiperise. Me mbylljen e procesit te regjistrimit, universitetet dorezojne ne APRIAL dhe ne MASH listat perfundimtare. Regjistrimet e kryera per cdo program studimi te ciklit te pare me kohe te plote, duhet te plotesuara, sipas udhezimit te APRIAL-it per regjistrimin perfundimtar, dorezohen nw APRIAL deri ne daten 13 tetor 2010.