Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Universitetet, nen lupen e te huajve

Publikuar me : 28.10.2010 Ne : Sociale - 119 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

MASH ka nisur dje procesin e vleresimit te universiteteve publike dhe private. Rezultatet ne korrik


Institucionet e arsimit te larte qe do te renditen te fundit, nuk do te financohen me nga qeveria


Ministria e Arsimit dhe Shkences ka nisur dje zyrtarisht procesin e vleresimit te universiteteve ne vend. Kompania gjermane CHE (Centre for Higer Education Development), do te kaloje ne site universitetet publike dhe private te vendit, per te percaktuar me pas me te miret dhe me pak te miret.


Sipas drejtorit te projektit, Frank Ziegele, procesi i vleresimit do te ndahet ne kater fusha; ekonomi, shkenca politike, drejtesi dhe infermieri. Kjo per arsye se universitet me profile te ndryshme nuk mund te krahasohen me njeri-tjetrin.


Si shembull, Ziegele, solli universitetin politeknik, i cili nuk mund te krahasohet me Fakultetin e Historise dhe te Filologjise e ne kete menyre gara do te jete midis fakulteteve qe ofrojne te njejtat programe studimi. Do te percaktojme nje sistem qe tregon performancen e universiteteve mbi bazen e disa treguesve, si p.sh, sa te kenaqur jane studentet; baza materiale qe ofron fakulteti, indikatore te tjere qe do te percaktohen me pas.


Ne Gjermani, ne kemi 30 indikatore te tille, por do te ishte nje gje e mire sikur ne Shqiperi te gjenim se paku 10 ose 15 te tille, - shpjegoi Frank Ziegele. Puna do te vazhdoje me mbledhjen e informacioneve mbi institucionet e arsimit te larte ne vend. Informacione keto qe do te merren ne menyra te ndryshme, duke shfrytezuar te dhenat e arkivave, duke kontaktuar me institucionet, si dhe duke komunikuar drejtpersedrejti me vet studentet.


Por, duke pasur pas kraheve pervojen e sistemit te vleresimit ne Gjermani e Austri, Ziegele iu ben thirrje drejtuesve te universiteteve qe te kene kujdes me vertetesine e informacioneve qe do te paraqesin, pasi gjithcka do te konfirmohet. E ne rast se do te verehen parregullsi, reputacioni i universiteteve do te bjere ndjeshem.


Mes universiteteve publike dhe private gara ne disa pika, ndoshta, nuk do te jete e barabarte, pasi universitetet publike kane nje pervoje 60-vjecare, ndersa universitetet private nuk kane me shume se 10 vite eksperience. Indikatoret, ne disa raste mund te mos jene te njejtit, por gjithcka mbetet per tu pare, - thote Ziegele.


Puna e CHE ne vendin tone do te mbyllet ne korrik te vitit 2011, kohe ne te cilen do te behen publike edhe perfundimet e projektit qe ministrise se Arsimit i kushton 200 mije dollare. Drejtuesi i projektit, Frank Ziegele, theksoi se procesi ne thelb eshte nje instrument informimi, qe do ti vije ne ndihme nxenesve per te zgjedhur fakultetin, ne te cilin do te deshirojne te ndjekin studimet.


Kjo renditje e universiteteve do te ndikoje ne menyre indirekte ne mbylljen e institucioneve, pasi ato universitete qe do te listohen te fundit do te ofrojne nje cilesi me te dobet, - shpjegon drejtori i projektit.


Keshilltari i kryeministrit per arsimin, Bardhyl Musaj, shpjegoi se renditja e universiteteve, sipas cilesise se arsimit qe ofrojne, eshte faza e pare e projektit. Ne nje faze te dyte, Ministria e Arsimit do te beje klasifikimin e universiteteve sipas cilesise.


Pas informimit te publikut, MASH do te nise reformen me te rendesishme, reformen e financimit, e cila do te behet sipas parimit paraja ndjek studentin, - shpjegoi Musai. Vetem nje muaj me pare, Ministria e Arsimit prezantoi publikisht programin e reformes per financimin e universiteteve, sipas se ciles do te financohen nga shteti vetem ato universitete qe do te kerkohen me shume nga maturantet.


Berisha premton, askush nuk e kundershton


Qeveria e ka rritur buxhetin per arsimin e larte dhe prape do ta rrise, - ka deklaruar dje kryeministri Sali Berisha gjate prezantimit te projektit per renditjen e institucioneve te arsimit te larte.


Por, pavaresisht premtimeve te kryeministrit, realiteti eshte tjeter gje. Vetem tri jave me pare, qeveria qe ai drejton vendosi te shkurtoje me 84 229 000 leke buxhetin per arsimin e larte, ne nje kohe kur universiteti i Tiranes nuk kishte me mundesi ekonomike per te paguar stafin akademik.


Por, pavaresisht kesaj, per te respektuar fjalen e kreut te shtetit, askush nga pedagoget, dekanet apo rektoret e pranishem nuk pati guximin ti thoshte kryeministrit se pagat e tyre jane ende te rrezikuara nga shkurtimet e buxhetit per arsimin.


Me kete rast, kryeministri ka perfituar per te ftuar firmat e ndertimit, qe te investojne ne arsim, pasi, sipas tij, ato do te jene perfitueset kryesore nga kerkimet shkencore qe do te zhvillohen ne vendin tone.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

30 vete per ta nxjerre nga shtepia vajzen qe peshon 400 kilograme

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 92 here.
30 vete per ta nxjerre nga shtepia vajzen qe peshon 400 kilograme http://www.youtube.com/watch?v=DpcZnGCL9C0   Georgia Davis, vajaza që peshon 400 kilogram Adoleshentes më me peshë në Britaninë e Madhe, Georgia Davis (19), dje i është ofruar ndihma e shpejtë. Shpëtimi dhe nxjerrja e vajzës nga shtëpia ka zgjatur afro tetë orë. Rruga ku Georgia jeton ishte e mbyllur për kalimin e makinave, sepse duhej të thyheshin dy mure të shtëpisë së saj, që pastaj me vinç ta nxjerrin nga dhoma e fjetjes në katin e parë. Në shpëtimin e saj...Lexo te gjithe artikullin »


» Zbulohet libri qe hedh poshte krishterimin
» Kryebashkiaku italian feston me pistolete ne brez
» Ku ndodhen birra me e lire dhe me e shtrenjte ne bote?
» Arta dhe Ogri, nje shtatzeni e “arkitekturuar”
» Fizikanti kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit
» Fizikani kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit
» Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine Tani o bote me uro gjume te embel
» Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollaten
» Kapslleku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalise
» Telashe te tjera per Xhon Travolten

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit