Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Universitetet, nis mesimi per 40 mije studente. Urojne kreret e politikes

Publikuar me : 11.10.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 111 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Ne diten e pare te vitit te ri akademik per 40 mije studente, kreret e shtetit kane uruar studentet dhe pedagoget.


Presidenti Bamir Topi ka percjelle urimet per pedagoget dhe studentet nga universiteti i Kamzes, ku ka qene i pranishem ne ceremonine e zhvilluar me kete rast.


Topi ka uruar gjithe pedagoget, duke i inkurajuar per punen e mire qe bejne dhe gjithe studentet shqiptare ne rrugen e gjate te dijes.


Kreu i qeverise, Berisha ka qene ne Akademine e Arteve, nga ku ka theksuar se per here te pare nisin universitetin 70 perqind e atyre qe mbaruan maturen.

Berisha premtoi mbeshtetje per Akademine e Arteve, prej se ciles kane dale emra te medhenj.


Nderkohe, kryeparlamentarja Topalli ka uruar per suksese nga Fakulteti i Drejtesise. Drejtesia ka nevoje qe te shkundet. Askush nuk mund te dale mbi ligjin, tha Topalli.


Kete vit 21 mije jane studentet e rinj te universiteteve publike, me kohe te plote, ne 181 dege dhe profile studimi. Sipas ministrit te Arsimit, Tafaj, qeveria ka planifikuar rreth 8130 kuota per studentet qe deshirojne te ndjekin studimet Bachelor me kohe te pjesshme. Kjo do te thote se me kete numer kuotash qe ka miratuar Qeveria per universitetet publike, mbi 70perqind e maturanteve qe kane perfunduar me sukses Maturen Shteterore kane mundesi reale per te vijuar studimet universitare ne universitetet publike,me kohe te plote ose te pjesshme, u shpreh ministri Tafaj duke shtuar se ne studimet universitare te nivelit Master deri tani jane miratuar 10640 kuota ose vende studimi. Vec kesaj ai deklaroi se jane ende disa drejtime studimi ne proces miratimi, Vleresoj se mund te ofrohen edhe rreth 1500 kuota te tjera per studime Master ne drejtime te reja, -perfundoi Tafaj.


Ne institucionet publike te arsimit te larte per vitin akademik 2010-2011 do te studiojne rreth 40000 studente te rinj ne te dy nivelet, Bachelor dhe Master. Nje shifer kjo qe sipas ministrit Tafaj tregon interesin qe kane te rinjte shqiptare per tu shkolluar ne nivelin tretesor, ne menyre qe te rrisin shanset e tyre ne tregun e punes. Pranimet e ketij viti akademik dallohen per nje orientim te theksuar drejt kerkesave te zhvillimit ekonomik dhe tregut te punes eshte shprehur ministri Tafaj. Sipas te dhenave te MASH, prioritet per kete vit akademik kane pasur deget e orientuara ne IT, ku permendim shkencat inxhinierike dhe shkencat natyrore. Ne kete kontekst Ministri ka shpjeguar se nje e treta (rreth 33 perqind) e numrit te kuotave i perkasin IT, shkencave teknike, matematikes dhe fizikes. Ne IT dhe fushat e lidhura me te per kete vit akademik ofrohen 20 dege ose diploma te ndryshme, ku pritet te pranohen rreth 19perqind e studenteve te rinj. Per sa i perket fakultetit me te kerkuar, atij te Ekonomise, per kete vit akademik ne deget e ekonomise dhe biznesit do te studiojne rreth 20 perqind e totalit te studenteve. Ne deget e shkencave biologjike, bujqesise, ushqimit dhe bioteknologjise do te studiojne rreth 7 perqind e studenteve, ndersa ne deget e fushes se shendetesise do te pranohen rreth 6.3 perqind e numrit total te studenteve. Kuotat e degeve te gjuheve te huaja zene rreth 7 perqind te numrit total, ku mbi 70perqind i perkasin gjuhes angleze.




Nderkohe, dje numri dy i Ministrise se Arsimit, Nora Malaj ka uruar te gjithe ata qe jane per here te pare studente.


LSI ne programin e saj e ka shpallur si objektiv liberalizimin e pranimit te studenteve ne Universitete e shoqeruar kjo me rritjen e cilesise, qe aktualisht perben nje problem kryesor shqetesues per gjithe sistemin e arsimit te larte- tha Malaja gjate nje deklarate per mediat, nje dite para se universitetet te zhurmojne nga studentet.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Naco Sektorit privat prioritet i qeverise

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 56 here.
Naco  Sektorit privat prioritet i qeveriseMinistri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, zhvilloi sot një vizitë në disa kompani në Durrës, të cilat janë financuar nga linja e kredisë prej 25 milion euro e programit italo-shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri. Së bashku me ministrin Naço, në këtë vizitë ishte dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, z. Massimo Gaiani dhe Drejtori i Kooperacionit Italian për Zhvillim, Andrea...Lexo te gjithe artikullin »


» Lvovsky Kriza ka rritur borxhin publik
» Durres, Naco Sektorit privat prioritet i qeverise
» Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartat
» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit