Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Universitetet, piket minimale per secilen dege

Publikuar me : 03.08.2010 Ne : Sociale - 196 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Gazeta Shekulli publikon piket minimale, me te cilat studentet u pranuan vjet ne programet e universiteteve


Maturantet mund te krahasojne piket e tyre per te pare mundesite qe kane per te fituar nje dege te caktuar


Per te pare mundesite qe kane per te fituar te drejten e studimit ne nje nga programet e studimit ne universitete publike, maturantet dhe kandidatet e tjere duhet te shohin edhe piket qe kane marre nje vit me pare koleget e tyre, gjate procesit te pranimit ne universitete. Formula e perllogaritjes eshte njesoj si nje vit me pare, keshtu qe ndryshimet mes pikeve do te jene thuajse minimale.


Pak dite para perfundimit te afatit per dorezimin e formularit A2, gazeta Shekulli po publikon piket minimale, me te cilat kandidatet per studente gjate vitit 2009 fituan te drejten e studimit, pike te cilat mund te sherbejne si peshim i mundesive reale qe ka kete vit cdo maturant qe deshiron te vazhdoje studimet e larta. Ne tabelat ku dallohen piket minimale per secilen dege ne universitete, maturantet, mund te shikojne piket minimale qe koleget e tyre kane marre vitin e kaluar.


Ne kete menyre, ata mund te perllogarisin se ku kane me shume mundesi per te fituar nje program studimi dhe ku me pak, ne menyre qe te mos humbasin te drejten e studimit, duke pretenduar nje dege studimi, per te cilen duhen shume here me shume pike se sa mund te kete realisht nje kandidat.


Por duhet pasur kujdes, pasi kete vit Ministria e Arsimit dhe Shkences ka deklaruar se nuk do te kete nje faze te dyte apo te trete te pranimeve ne universitete, keshtu qe gjithcka do te zgjidhet vetem gjate fazes se pare. Keshtu, nese ne nje program studimi do te kete kuota te parealizuara nuk do te kete formular A3, por te drejten e studimit do ta fitojne ata kandidate qe vijojne ne listen rendore.


Provimi i pranimit do te permbaje pyetje vetem per profilin e perzgjedhur. Mesatarja ze 30 perqind te totalit.

Senati ndryshon formulen e pranimit per specializimet ne mjekesi


Akademiket e Universitetit te Tiranes kane vendosur njezeri te ndryshojne proceduren e perzgjedhjes se specialiteteve ne fakultetin e Mjekesise. Sipas rregullores se re te miratuar nga Senati Akademik i Universitetit te Tiranes pranimi ne specialitetet e mjekesise do te kryhet nepermjet nje testi specifik per profilin e zgjedhur.


Keshtu, nese nje kandidat deshiron te specializohet ne kardiologji, ai nuk do te duhet ti nenshtrohet nje testi te pergjithshem, por do te testohet per njohurite konkrete qe ka ne kete fushe. Sipas rregullores se re do te jene departamentet perkatese qe do te hartojne testin qe kandidatet duhet te kalojne per te nisur specializimin ne nje profil te caktuar.


Por marrja e pikeve maksimale nuk do te jete kriteri i vetem per tu pranuar ne nje program specializimi. Sipas formules se re, rezultatet e arrira ne konkurs do te zene vetem 50 per qind te totalit, 30 per qind do te zere mesatarja e viteve te studimit ne fakultet dhe 20 per qind i takon prezantimit qe kandidati do te beje perpara komisionit te specialisteve te ngritur nga departamenti.


Kane qene vete shefat e departamenteve dhe anetaret e Keshillit te Fakultetit te Mjekesise, te cilet kane propozuar qe konkurrimi per specializimet afatgjata, per vitin 2010-2011 te zhvillohet ne baze departamenti dhe jo ne baze fakulteti, duke sjelle ne kete menyre nje decentralizim te procedures se pranimit te specializanteve.


Ata kane argumentuar se specializimet afatgjata kane qellimin e vazhdimit te studimeve ne nje fushe te caktuar te mjekesise, pra jane studime profesionalisht te orientuara dhe se organizimi i nje konkursi te pergjithshem e humbet nocionin e specializimit ne nje fushe te caktuar.


Shikoni dokumentin ne pdf
'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

30 vete per ta nxjerre nga shtepia vajzen qe peshon 400 kilograme

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 92 here.
30 vete per ta nxjerre nga shtepia vajzen qe peshon 400 kilograme http://www.youtube.com/watch?v=DpcZnGCL9C0   Georgia Davis, vajaza që peshon 400 kilogram Adoleshentes më me peshë në Britaninë e Madhe, Georgia Davis (19), dje i është ofruar ndihma e shpejtë. Shpëtimi dhe nxjerrja e vajzës nga shtëpia ka zgjatur afro tetë orë. Rruga ku Georgia jeton ishte e mbyllur për kalimin e makinave, sepse duhej të thyheshin dy mure të shtëpisë së saj, që pastaj me vinç ta nxjerrin nga dhoma e fjetjes në katin e parë. Në shpëtimin e saj...Lexo te gjithe artikullin »


» Zbulohet libri qe hedh poshte krishterimin
» Kryebashkiaku italian feston me pistolete ne brez
» Ku ndodhen birra me e lire dhe me e shtrenjte ne bote?
» Arta dhe Ogri, nje shtatzeni e “arkitekturuar”
» Fizikanti kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit
» Fizikani kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit
» Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine Tani o bote me uro gjume te embel
» Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollaten
» Kapslleku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalise
» Telashe te tjera per Xhon Travolten

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit