Publikuar me : 07.12.2011 Ne :
Politike - 86 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Lufta kundër korrupsionit ka qenë tema e një tryeze të organizuar nga prezenca e OSBE-së në vendin tonë, me pjesëmarrjen e kreut të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Llalla dhe studentëve të Juridikut.
Duke folur para të pranishmëve, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Uollfarth, u shpreh se Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit, por ka ende shumë punë për t’u bërë, pasi ky fenomen gjendet kudo, madje edhe në gjyqësor.
Ashtu siç është theksuar edhe herë të tjera, ambasadori Uollfarth sheh si pengesë kryesore në këtë luftë pikërisht imunitetin e zyrtarëve, i cili duhet të kufizohet.
Uollfarth e ka vënë theksin sidomos te korrupsioni në drejtësi, duke sugjeruar hartimin e një regjistri më bindës për vendimet e gjykatave, në mënyrë që gjithçka të jetë e dokumentuar dhe transparente.