Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ushqimet, pse nuk e penalizon heqja e TVSH-se prodhimin vendas

Publikuar me : 11.11.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 63 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Debati mbi heqjen apo përgjysmimin e TVSH-së për disa ushqime dhe ilaçet kaloi pa u ndjerë si pjesa më e madhe çështjeve me interes të lartë publik në vend. Rama e futi në programin e tij qeverisës, ndërsa Berisha e kaloi duke thënë se nuk do t’a lejojë heqjen e TVSH-së për një pjesë të ushqimeve, pasi kështu do të bënte që fshatit t’i mbeteshin në arë. Përpos kësaj retorike politike, ato që ofrojnë një panoramë të qartë të aplikimit të këtij premtimi nga PS kur të vijë në pushtet dhe nëse është i vërtetë meraku i Kryeministrit për prodhimet e bujqësisë shqiptare janë shifrat. Nga njëra anë qëndron kërkesa e Partisë Socialiste për të lehtësuar xhepat e konsumatorëve nga çmimet e rritura dhe nga ana tjetër gjendet qëndrimi i qeverisë për mbrojtjen e prodhimit vendas. Por si këto paraqiten këto produkte në raport me prodhimin vendas dhe importin?

Një krahasim i treguesve zyrtar të Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2010 tregon se ndikimi në uljen e çmimeve në përgjithësi do të ishte më i madh se sa penalizmi i prodhimeve vendase. Ushqimet për të cilat Partia Socialiste ka kërkuar heqjen e TVSH-së janë mielli, buka, qumështi, veza dhe ilaçet si dhe përgjysmimin për vajin, orizin dhe sheqerin.

Në lidhje me miellin, prodhimi i tij në vend, ka një rënie të dukshme nga viti në vit. Kjo vërehet nga rritja e importit, por edhe ulja e numrit të ndërmarrjeve që merren me prodhimin e tij. Nga mbi 400 ndërmarrje që ishin në vitin 2 000 deri në fund të 2010 ato janë ulur në 165. Në kah të kundërt kanë ecur importet. Në vitin 2009, Shqipëria ka importuar gjithsej 30 800 ton miell, ndërsa shifra rritet ndjeshëm në vitin 2010 duke arritur në 41 500 ton. Pra, pjesa më e madhe e kërkesës vendase për miell plotësohet nga importi. Vlen për t’u theksuar shifra tejet e ulët e miellit që Shqipëria eksporton, vetëm 11 ton në vit.

Në rastin e grurit, raporti prodhim/import është disi më i përafërt. Të dhënat zyrtare raportojnë për një prodhim rreth 295 mijë ton grurë gjatë vitit 2010, ndërkohë që janë importuar 270 612 ton me një vlerë rreth 7 miliardë lekë. Raporti i Ministrisë së Bujqësisë mbi grurin, tregon se pjesa dërrmuese e tij konsumohet nga vetë fshatarët për nevojat e tyre dhe nuk ka një treg të mirëfilltë të drithit në vend. Duke parë situatën me grurin dhe miellin, një zerim i TVSH-së për këtë të fundit nuk do të prekte prodhimin vendas, por do të lehtësonte ndjeshëm çmimin e bukës dhe nënprodukteve të tjera.

Për sa i përket vajit. E gjithë sasia që konsumohet vjen nga importi. Gjatë 2010, Shqipëria ka importuar 44 200 ton vaj vegjetal duke i paguar vendeve të tilla si Ukraina dhe Maqedonia që janë eksportuesit më të mëdhenj për vendin, 4.2 miliardë lekë.

Në rastin e vezës situata ndryshon. Ne prodhojmë rreth 846 milionë kokrra vezë në vit, ndërkohë që importojmë vetëm 82 mijë kokrra. Një heqje e TVSH-së për këto produkte sigurisht që do të dëmtonte prodhimin vendas nga një anë, por do të lehtësonte përsëri çmimet, pasi prodhuesit do të mund të shisnin më lirë.

Për sa i parket qumështit, raporti prodhim vendas/import është një me tetë. Sipas MBUMK-së, Shqipëria prodhon 1 070 ton qumësht në vit, ndërsa importon rreth 8 320 ton, me vlerë 890 milionë lekë. Rreth 30 perqind e qumështit të prodhuar, konsumohet nga vetë bujqit, 51 për qind shitet dhe 19 për qind përpunohet në fermë duke prodhuar qumështin e paketuar që blihet nëpër markete.

 

 

Pse nuk e heq qeveria TVSH-në

TVSH-ja përbën pjesën kryesore të të ardhurave në buxhetin e shtetit. Për këtë arsye, një prekje e saj do të konsiderohej një sakrificë nga çdo qeveria që do të ishte në pushtet, për shkak se është një e ardhur e garantuar që vilet në doganë, në rastin e importeve. Një fakt i tillë pasqyrohet edhe nga të dhënat e doganave. Sheqeri është një ndër mallrat që klasifikohet në listën e mallrave më shumë të importuara në vend. Të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave raportojnë se vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, arka e shtetit ka mbledhur rreth 900 milionë lekë nga taksat e vjelura prej sheqerit të importuar. Të ardhurat nga sheqeri renditen në vendin e nëntë prej nga volumi i të ardhurave pas mallrave të akcizës dhe makinave. Vaji gjithashtu renditet në vendet e para për nga volumi i të ardhurave në buxhetin e shtetit. Të dhënat tregojnë se gjatë gjashtëmujorit të parë 2010 vendi ka mbledhur rreth 680 milionë lekë të ardhura vetëm nga importi i vajit.

 

 

 Mbrojmë prodhimin e orizit dhe sheqerit?!

Sheqeri dhe orizi kanë pësuar rritje të konsiderueshme çmimi gjatë dy viteve të fundit. Një kilogram oriz kushtonte mesatarisht 138 lekë në vitin 2008, ndërkohë që dy vite më vonë arriti në 168 lekë për kilogram. Shtrenjtim edhe më të madh ka pësuar sheqeri. Një kilogram sheqer në vitin 2008 kushtonte mesatarisht 84 lekë, ndërkohë që në vitin 2010 arriti 115 lekë.

I gjithë orizi dhe sheqeri që konsumohet në vend vjen nga importi pasi Shqipëria nuk prodhon as sheqer e as oriz. Gjatë vitit të shkuar, në vend kanë hyrë 23 mijë ton oriz me vlerë 1.3 miliardë lekë dhe 49 200 ton sheqer me vlerë 3.1 miliardë lekë. Heqja e TVSH-së për këto dy produkte nuk ka se si të penalizojë prodhimin vendas kur realisht ne nuk prodhojmë.

Logjika e mbrojtjes së prodhimit vendas do të funksiononte shumë mirë nëse do të bëhej fjalë për heqjen e TVSH-së së perimeve. Më konkretisht, Shqipëria prodhoi vitin e shkuar rreth 860 mijë ton perime, si domate, tranguj, qepë, etj., ndërkohë që importoi vetëm 17 900 ton, kryesisht në muajt e dimrit, kur prodhimi vendas ulet në maksimum. Një ulje e TVSH-së për këto produkte do të penalizonte këto prodhime, pasi do të hynin në vend me taksa më të ulta për shkak të kostos së ulët të prodhimit krahasuar me Shqipërinë për shkak të politikave subvencionuese që aplikojnë vendet përreth mbi bujqësinë.

 

 

Buka e shqiptarëve prodhohet me miell serb dhe vaj maqedonas

Shqipëria importon gjysmën e grurit që konsumohet në vend. Kjo është një shifër që rritet nga viti në vit. Importi i lartë ka vazhduar edhe gjatë periudha kur çmimi i tij ka kapur majat një tregues që vendi është totalisht i varur nga zhvillimet në tregun ndërkombëtar për këtë produkt. Por nga vjen gruri dhe mielli që konsumohen në tavolinat shqiptare? Pasqyra e importit të grurit përgjatë këtij dhjetë vjeçari tregon se marrëdhëniet politike midis shteteve rrallë përzihen me ato ekonomike. Një tregues i kësaj është tregtia Shqipëri-Serbi dhe Shqipëri-Rusi për miellin dhe grurin.

Rusia është eksportuesi më i madh i grurit për Shqipërinë. Vendi importoi në 2010 rreth 270 600 ton grurë, ku rreth 65 për qind e tij ose rreth 173 mijë ton erdhi nga Rusia. Në vend të dytë vjen Franca, vend i Bashkimit Evropian, nga i cili ne blemë rreth 38 mijë ton grurë gjatë vitit të shkuar. Nga Kroacia blemë 22 200 ton, nga Hungaria 6 700 ton, kurse nga Serbia morëm 2 700 ton. Serbia, nga ana tjetër është eksportuesi i dytë i miellit në Shqipëri. Tregu shqiptar u furnizua me 6 300 ton miell serb gjatë vitit të shkuar, ndërkohë që Kosova është e para në renditje në këtë drejtim duke sjellë në Shqipëri 27 000 ton miell gruri.

Ashtu si gruri, edhe pjesa më e madhe e vajit në Shqipëri vjen vetëm nga një shtet. Ukraina mban vendin e parë në sasinë e vajit që fut në Shqipëri. Të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë raportojnë se gjatë vitit të shkuar, Shqipëria ka importuar rreth 42 200 ton vaj vegjetal, ku më shumë se gjysma, rreth 22 600 ton janë blerë në Ukrainë. Fqinjëve tanë, maqedonasve, me një ekonomi të përafërt me tonën, u blemë jo pak, por 7 800 ton vaj vegjetal gjatë vitit të shkua. Kjo i rendit ata në vend të dytë pas Ukrainës për nga sasia e vajit të eksportuar në Shqipëri.

Një shtet surprizë, i cili na ëmbëlson është Bosnja. Sheqeri boshnjak bën ligjin në tregun shqiptar. Nga 4 500 ton të importuar në 2010, më shumë se 1 300 ton e kemi blerë nga Bosnje-Hercegovina, pjesën tjetër e marrim nga Brazili, Algjeria, madje dhe nga Tajlanda. Bosnja renditet e dyta gjithashtu edhe për sasinë e qumështit që eksporton në Shqipëri. Pjesa më e madhe e qumështit të ambalazhuar vjen nga Italia, një sasi rreth 3 400 ton.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Naco Sektorit privat prioritet i qeverise

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 56 here.
Naco  Sektorit privat prioritet i qeveriseMinistri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, zhvilloi sot një vizitë në disa kompani në Durrës, të cilat janë financuar nga linja e kredisë prej 25 milion euro e programit italo-shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri. Së bashku me ministrin Naço, në këtë vizitë ishte dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, z. Massimo Gaiani dhe Drejtori i Kooperacionit Italian për Zhvillim, Andrea...Lexo te gjithe artikullin »


» Lvovsky Kriza ka rritur borxhin publik
» Durres, Naco Sektorit privat prioritet i qeverise
» Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartat
» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit