|
Ushqimet veresie falimentojne tregtaret e vegjel te fshatrave
Publikuar me : 13.08.2008 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 491 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Prefektura publikon raportin: Gjysma e popullsise ne fshat eshte ne varferi te plote
Shume tregtare te vegjel neper fshatrat e Fierit jane drejt falimentimit per shkak te shperndarjes se ushqimeve veresie te bashkefshataret e tyre. Sipas tregtareve, varferia ka pllakosur pjesen me te madhe te banoreve te fshatrave, nderkohe qe listat e borxheve te tyre jane shumefishuar ne krahasim me nje vit me pare. Ne Fier, fenomeni i mbajtjes se familjes me ushqime veresie eshte me i perhapur ne Komunat Dermenas dhe Topoje, nderkohe qe ne te gjitha komunat e tjera ne rang qarku ky fenomen eshte i njohur. Sipas nje raporti te Departamentit te Koordinim-Zhvillimit ne Prefekturen e Fierit, 50 per qind e banoreve te zonave rurale jetojne ne varferi te plote. Pergjegjesja e ketij departamenti tha per gazeten "Shqip" se banoret e fshatrave te Fierit mbahen vetem me te ardhura nga emigracioni, si dhe me pak te ardhura qe arrijne te sigurojne nga bujqesia e blegtoria. Por ka dhe mjaft familje te cilat nuk kane perfituar siperfaqe toke e per pasoje vuajne varferine e plote. Ne fshatrat e Komunes Dermenas dhe Topoje te Rrethit te Fierit numerohen me shume se 120 familje, te cilat nuk kane siperfaqe toke. Gjate ndarjes se saj ne baze te ligjit 7501, kryefamiljaret kane qene pjese perberese e nje trungu familjar tjeter dhe me pas kane krijuar familje vete. Per rrjedhoje, ata kane perfituar vetem pak metra toke, e cila u ka rene ne te shumten e rasteve edhe jopjellore. Tregtaret e ketyre zonave pohojne per gazeten se lista e banoreve me ushqime borxh eshte shume e gjate. "Mbi 35 familje numeroj une. Ka familje qe marrin vajin apo dhe kripen pa leke. Ka familje qe kane marre thase mielli pa i paguar. Borxhi i nje familjeje arrin ne 50 mije leke te rinj dhe keto borxhe jane vetem per buke e per asgje tjeter", thote Merdar Vila, nje dyqanxhi ne fshatin Gryke te Komunes Topoje, i cili shton se eshte i detyruar te nderprese dhenien e ushqimeve veresie per disa familje qe nuk shlyejne borxhet prej muajsh. Nje tjeter tregtar, Elez Buzi, nga fshati Hoxhare, thote se "gjithmone ne periudhen e gushtit, shume nga familjet qe marrin ushqime veresie i shlyejne borxhet pasi u vijne te afermit nga emigracioni". Sipas raportit te prefektures, me shume se 30 tregtare te vegjel qe kane kontaktuar me punonjes te prefektures kane thene se po u veshtiresohet vijimi i biznesit te tyre vetem per shkak te mosshlyerjes se borxheve nga ana e fshatareve. Por, edhe per gazeten "Shqip" shume nga pronaret e dyqaneve te fshatrave ne komunat Dermenas dhe Topoje kane pohuar te njejtin fakt. Pronaret e dyqaneve kane thene se "edhe familjet qe vitin e kaluar kishin shume pak borxhe, apo i shlyenin ato shume shpejt, kete vit kane shtuar borxhet dhe vonojne shlyerjen". Nderkohe, zyrtaret e komunave Dermenas dhe Topoje te Rrethit te Fierit pohojne faktin se nje numer i vogel familjesh trajtohen me ndihme ekonomike. Keshtu, ne Dermenas numri i familjeve qe trajtohen me ndihme ekonomike eshte 60, ndersa ne Topoje 87. Shuma qe perfiton nje familje si ndihmese ekonomike varion nga 1700, deri ne 2100 leke te reja ne muaj.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine :
Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 56 here.
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, zhvilloi sot një vizitë në disa kompani në Durrës, të cilat janë financuar nga linja e kredisë prej 25 milion euro e programit italo-shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri.
Së bashku me ministrin Naço, në këtë vizitë ishte dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, z. Massimo Gaiani dhe Drejtori i Kooperacionit Italian për Zhvillim, Andrea...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Lvovsky Kriza ka rritur borxhin publik
» Durres, Naco Sektorit privat prioritet i qeverise
» Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartat
» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|