Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
UT publikon proceduren per ndryshimin e deges

Publikuar me : 23.06.2010 Ne : Sociale - 200 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Transferimi i studimeve, perfitojne edhe studentet qe frekuentojne universitetet e huaja dhe ato private


TIRANE - Rektorati i Universitetit te Tiranes ka bere publike gjate dites se djeshme procedurat qe duhet te ndjekin studentet per transferimin e programe universitare nga nje fakultet ne tjetrin, se bashku me data gjate te cilave do te kryhen keto veprime.


Keshtu studentet e interesuar per transferimin e studimeve kane rreth 20 dite kohe per paraqitjen e kerkeses se tyre prane Rektoratit te Universitetit te Tiranes.


Aplikimet sipas njoftimit te ketij institucioni do te nisin me daten 27 gusht dhe do te vijojne deri me 18 shtator. Gjate kesaj kohe studente mund te dorezojne nje dosje personale e cila duhet te permbaje tete dokumente.


Dokumenti i pare eshte kerkesa per transferim, ne te cilen studenti duhet te arsyetoje edhe motivet e levizjes nga universiteti ku eshte regjistruar paraprakisht. Njekohesisht me kerkesen per transferim, ne dosje duhet te jete edhe permbajtja e planit dhe programit e studimit qe ka ndjekur me pare ky student. Programi duhet te jete i plote per te gjithe periudhen e studimeve, qofte kjo edhe mujore.


Dokumenti i trete eshte lista e lendeve, krediteve dhe notave te fituara prane institucionit arsimor te larte perkates, si edhe nje kopje e noterizuar e indeksit te notave, per ato universitete te cilet e kane nje te tille.


Krahas dokumenteve te mesiperm, studentet qe kerkojne transferim te studimeve, duhet te dorezojne ne Universitetin e Tiranes kopje te noterizuar te diplomes se shkolles se mesme, si dhe nje kopje te kartes se identitetit.


UT-ja kujton studentet e interesuar se, per ata qe vazhdojne studimet jashte dhe kerkojne te bejne transferimin e studimeve ne kete institucion, te gjitha dokumentet duhet te jene te certifikuara nga institucioni qe i ka leshuar.


Vec dokumenteve te nevojshme per transferimin e studimeve, studentet duhet te paguajne prane njeres prej bankave te percaktuara nga Universiteti i Tiranes, mandat arketimi prej 1 mije lekesh, i cili kalon ne llogari te vete institucionit.


Transferimi i studimeve ne Universitetin e Tiranes vlen edhe per studentet qe cilet aktualisht vazhdojne studimet ne universitetet private, por qe per arsye te ndryshme deshirojne te vazhdojne studimet me tej ne institucionet arsimore publike te larta.


Per te kryer transferimin e studimeve, keta studente duhet te dorezojne ne protokollin e Universitetit te Tiranes 7 dokumente, nderkohe qe ne ndryshim nga studentet qe vazhdojne studimet jashte vendit, nuk do ta kene te detyrueshem perkthimin e tyre.


Pergjigjja per miratimin ose jo te kerkeses per transferim do te jepet brenda nje afati te shkurter kohor, ku serish studentet e interesuar do te duhet te drejtohen prane zyres se protokollit ne Universitetin e Tiranes.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

30 vete per ta nxjerre nga shtepia vajzen qe peshon 400 kilograme

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 92 here.
30 vete per ta nxjerre nga shtepia vajzen qe peshon 400 kilograme http://www.youtube.com/watch?v=DpcZnGCL9C0   Georgia Davis, vajaza që peshon 400 kilogram Adoleshentes më me peshë në Britaninë e Madhe, Georgia Davis (19), dje i është ofruar ndihma e shpejtë. Shpëtimi dhe nxjerrja e vajzës nga shtëpia ka zgjatur afro tetë orë. Rruga ku Georgia jeton ishte e mbyllur për kalimin e makinave, sepse duhej të thyheshin dy mure të shtëpisë së saj, që pastaj me vinç ta nxjerrin nga dhoma e fjetjes në katin e parë. Në shpëtimin e saj...Lexo te gjithe artikullin »


» Zbulohet libri qe hedh poshte krishterimin
» Kryebashkiaku italian feston me pistolete ne brez
» Ku ndodhen birra me e lire dhe me e shtrenjte ne bote?
» Arta dhe Ogri, nje shtatzeni e “arkitekturuar”
» Fizikanti kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit
» Fizikani kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit
» Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine Tani o bote me uro gjume te embel
» Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollaten
» Kapslleku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalise
» Telashe te tjera per Xhon Travolten

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit