Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Vajzat denoncojne babane-tutor

Publikuar me : 15.04.2011 Ne : Kronike - 104 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Shfrytezonte te bijat e mitura si prostituta duke i detyruar te kryenin marredhenie seksuale me shtetas te ndryshem perkundrejt pageses. Burimet zyrtare te policise se Korces bene te ditur se u arrestua 52-vjecari P.M., banor i qytetit te Korces, nderkohe qe u vendos masa e arrestit burg pa afat per 62-vjecarin Andrea Nameti dhe per Skender Korollarin, 35 vjec.


Gjithashtu u vendos masa e sigurise arrest shtepie per shtetasin Nevrus Kollani, 79 vjec. Te tre keta shtetas, sipas policise akuzohen se per kryerje te marredhenieve seksuale apo homoseksuale me te mitur.


Burimet zyrtare te policise njoftuan se hetimet per ngjarjen nisen tre muaj me pare, kohe ne te cilen mesohet se eshte bere denoncimi edhe nga vajzat e mitura. 52-vjecari P.M, banor i qytetit te Korces, i ndare nga bashkeshortja shfrytezonte te bijat e mitura per qellime prostitucioni.


Policia deklaron se vajzat jane shfrytezuar ne vitet 2004, 2005 dhe 2006, periudhe ne te cilen ato ishin ne moshen rreth 8 dhe 10 vjece. Per te bijat, babai gjente kliente, per dy prej te cileve gjykata ka dhene masen e sigurise arrest ne burg. Te dhenat zyrtare tregojne se 62-vjecari Andrea Nameti, banor i fshatit Mborje te Korces, ishte denuar edhe me pare per pedofili. E njejta mase eshte dhene edhe per 35-vjecarin Skender Korollari, banor i po ketij fshati.


Nga ana tjeter u vendos ndalimi edhe i nje 79-vjecari, per te cilin u vendos masa arrest shtepie. Te tre keta persona akuzohen se kryenin marredhenie me te miturat kundrejt pageses qe i benin babait te vajzave. Mesohet se nje gje e tille ka ndodhur ne menyre sistematike pergjate viteve 2004, 2005 dhe 2006.


Hetimet per zbardhjen e ketij krimi nisen rreth 3 muaj me pare, ku ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Korce, nepermjet aplikimit te metodave speciale te hetimit dhe veprimeve te tjera proceduriale, kane bere te mundur dokumentimin ligjor te aktivitetit kriminal te ketyre shtetasve. Materialet e perpiluara per kete rast i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce per hetime te metejshme, thuhet ne deklaraten per shtyp te policise.


Nderkohe dy vajzat jane marre nga policia dhe po i nenshtrohen pyetjeve ne pranine e psikologut. Ato jane strehuar ne nje klinike private. Nga ana e policise po kerkohet per te tjere persona qe kane kryer marredhenie seksuale me dy vajzat e mitura.


Nena e te miturave Vajzat mashtrojne
E pyetur lidhur me ngjarjen, nena e dy vajzave te mitura thote se denoncimi qe ato kane bere ne polici per ish-bashkeshortin nuk eshte i vertete. Burri im nuk eshte i perfshire ne nje gje te tille, deklaron ajo. Madje nena akuzon te bijat duke u shprehur se ato shkonin vete tek 79-vjecari, i cili u jepte para per te blere cokollata.

Por nderkohe nena e vajzave nuk mohon se i moshuari i ngacmonte ato seksualisht. Familja ndodhet ne gjendje shume te rende ekonomike dhe si nena edhe babai jane shume te varfer.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 67 here.
Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar http://www.youtube.com/watch?v=UZHZKJvdeBE Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri Arrestohet në Kosovë kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri. Ndalimi i 61-vjeçarit është bërë pas një urdhër ndalimi të nxjerrë nga drejtësia belge, e cila e ka shpallur në kërkim për akuzën e “nxitjes të urrejtjes ndëretnike”. Prej shumë vitesh avokat në Tiranë, Idajet Beqiri u prangos paraditen e së enjtes teksa ka qenë duke...Lexo te gjithe artikullin »


» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne Vore
» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne autostraden Tirane-Durres
» Kapshtice, kapen 2 klandestine pakistaneze
» Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucion
» Te plagosurat me trauma psikologjike
» Himare, te plagosurat me trauma psikologjike
» Sulmon fqinjin me granate, arrestohet
» 20 femije me HIV/AIDS, e kane mbartur nga nena
» Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia
» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit