Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Valsi i hidhur i bankinave te Superliges

Publikuar me : 28.12.2011 Ne : Sport - 66 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Prej shumë sezonesh, trajnerët kanë qenë gjithmonë “viktimat” e para të kampionatit, disa për shkak të rezultateve të dobëta, të tjerë për shkak të mosmarrëveshjeve me presidentët, e një pjesë pas ndonjë “puçi” të organizuar me pjesëmarrjen edhe të lojtarëve. Në 13 javët e parë të këtij edicioni të Kategorisë Superiore (2011-2012) janë ndryshuar bankinat e gjashtë ekipeve nga 14 skuadra: Skënderbeu, Tomori, Vllaznia, Dinamo, Flamurtari dhe Laçi. Gjithsej, duke marrë në konsideratë edhe trajnerët e përkohshëm, kanë drejtuar 14 ekipet 22 trajnerë. Lëvizjet e para nisën me shkarkimi e Shpëtim Duros nga Skënderbeu (pas javës së 4-t), i zëvendësuar nga çeku Stanislav Levi. Po pas javës së katërt dha dorëheqjen edhe Përparim Daiu, ky i fundit u zëvendësua nga Eqerem Memushi.

Pas javës së 6-të u shkarkua Mirel Josa, i zëvendësuar nga Rudi Vata. Gjithsesi, te Apolonia, në protokollin e ndeshjes, nga java e 4-t, trajner njihet Dhimitër Papaçiu, pasi Stavri Nica është pezulluar nga drejtimi i skuadrës për një periudhë tremujore, ndërsa te Vllaznia, në javën e 7-të drejtoi Elvis Plori. Artan Mërgjyshi pasoi në stolin e Dinamos veteranin i bankinave, Faruk Sejdini, i cili dha dorëheqjen në javën e 9-të. Pas ndeshjes së javës së 11-të, erdhi largimi i Edmond Lutajt dhe zëvendësimi i këtij të fundit me Shkëlqim Muçën pas javës së 11-të. Një javë më pas, Nevil Dede dha dorëheqjen nga Laçi, duke u zëvendësuar përkohësisht në javën e 13-të nga Ylber Zani.

Në fillimin e edicionit 2011-2012 të Kategorisë Superiore, vetëm tre trajnerë kishin fituar titullin kampion: Faruk Sejdini me Dinamon në sezonin 2001-2002, Mirel Josa me Tiranën gjatë sezonit 2003-2004 dhe Shpëtim Duro me Skënderbeun, në sezonin 2010-2011. Por, asnjë prej tyre nuk rezistoi dot: Shpëtim Duro u shkarkua pas javës së 4-t, Mirel Josa pas javës së 6-të dhe Faruk Sejdini dha dorëheqjen pas javës së 9-të. Shkëlqim Muça, i cili zëvendësoi Edmond Lutajn te Flamurtari i Vlorës, tani është i vetmi që ka fituar tituj si trajner, madje katër të tillë.

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Salihi, i padeshiruari qe u kthye ne idhull

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 38 here.
Salihi, i padeshiruari qe u kthye ne idhullEdmond Sufaj Lojtari i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, është kthyer në një idhull tek skuadra e tij DC Junajtid në kampionatin amerikan. Kanë mjaftuar katër gola në pesë ndeshjet e tij të fundit me skuadrën, që Salihi, nga një i padëshiruar të kthehet në idhullin e kësaj skuadre. Kalimi i tij nga Rapidi i Vjenës tek skuadra e Uashingtonit u konsiderua blerja më e rëndësishme e kësaj skuadre. Por fillimi i tij nuk ishte i suksesshëm, pasi ambientimin me futbollin...Lexo te gjithe artikullin »


» Blater Percaktuesi i fituesit me penallti tragjedi, nevojitet zgjidhje alternative
» Qerimaj me doping Produktin e bleva ne supermarket
» Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesore
» Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne Madrid
» Shqiperia mposht Katarin 2-1
» Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese
» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit