Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Vanackere Plotesoni kriteret dhe kryeni reformat

Publikuar me : 26.06.2010 Ne : Politike - 254 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

VIZAT
Gjate prezantimit te prioriteteve te presidences belge, u kerkua qe Shqiperia te plotesoje kushtet per heqjen e vizave dhe integrimin. BE - Shqiperise Na ndihmoni, tju ndihmojme


BRUKSEL - Belgjika, e cila merr zyrtarisht me nje korrik presidencen e radhes se Bashkimit Europian per gjashtemujorin e dyte te ketij viti, i ka bere te qarte Shqiperise se heqja e vizave dhe integrimi ne BE, do te kryhet mbi bazen e plotesimit te kritereve perkatese dhe zgjidhjes se problemeve te brendshme.


Perfaqesuesit e qeverise belge, kryeministri ne ikje Iv Leterme dhe ministri i Jashtem aktual i Belgjikes, Steven Vanackere, gjate prezantimit te prioriteteve per kryesimin e presidences se radhes se organizmit politik-ekonomik europian, theksuan se Shqiperia duhet te permbushe kushtet e kerkuara, ne menyre qe edhe BE-ja ta ndihmoje ate drejt heqjes se regjimit te vizave dhe integrimit ne familjen europiane.


Vizat


Pavaresisht miratimit te rezolutes pak dite me pare nga Komisioni i Jashtem i Parlamentit Europian per heqjen e regjimit te vizave me Shqiperine, kreu i diplomacise belge, Steven Vanackere, specifikoi dje se liberalizimi i vizave do te varet nga plotesimi i kritereve te mbetura dhe kjo, sipas tij, mbetet nje ceshtje kyce e presidences se Bashkimit Europian, qe per gjashte-mujorin e dyte te ketij viti do te udhehiqet nga Belgjika.


Per sa i takon liberalizimit te vizave, ky eshte proces qe bazohet mbi meritat, sipas logjikes qe kontaktet mes njerezve mund te rriten ndoshta, e kjo mund te realizohet vertete. E dime qe shume shtete kerkojne liberalizimin e vizave, per ta eshte shume simbolike, por dhe nje menyre praktike per te realizuar levizjen e lire te njerezve.


Ne jemi teresisht ne dijeni te kesaj rendesie, por ne gjithashtu insistojme, e ketu nuk ka asgje armiqesore, sepse kjo shkon me logjiken e kushtezimit, qe keto duhen plotesuar ne menyre qe te merret liberalizim vizash.


Dhe ketu kur me pyesni se kur do te vendosni ju? Kjo varet shume nga progresi qe do te deshmohet ne terren per kenaqjen e kritereve te kerkuara. Por nje gje eshte e sigurt qe kur shohim vendet qe kerkojne te bejne progres ne kete fushe, si Presidence ne e dime shume mire qe kjo pjese mbetet ceshtje kyce, - theksoi dje Steven Vanackere.


Ekspertet


Ne muajin korrik, gjate te cilit Belgjika zyrtarizon edhe presidencen e saj, Komisioni Europian do te dergoje ne Shqiperi ekspertet e tij per te monitoruar nga afer plotesimin e tri kritereve, si riatdhesimi i shqiptareve te kthyer, lufta ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit, si dhe konfiskimi i aseteve te krimit te organizuar.


Per kete arsye, ministri i Jashtem belg theksoi se presidenca belge gjate ushtrimit te funksionit te saj do te vezhgoje edhe plotesimin e tri kritereve te mbetura. Ne do ta shohim procesin ne menyre pozitive, por ne te njejten kohe apelohet per kushtet, ne menyre qe mesazhi ndaj vendeve qe pyesin kur do ta marrim ne heqjen e vizave? Na ndihmoni qe tju ndihmojme, pra rregulloni ato ceshtje te domosdoshme, ne menyre qe te beni progres ne kete fushe.


A e dini cfare, nese hedhim nje veshtrim tek te gjitha vendet qe kerkojne liberalizim vizash ndaj BE-se, kam bere nje kalkulim dhe behet fjale per rreth 200 milione njerez. Dhe natyrisht qe duhet pasur nje veshtrim racional.


Mbyllja e deres nuk eshte opsion, sepse BE kerkon qe te jete hapesire hapur per ata qe duan te vine e te bejne biznes, por kjo duhet bere ne menyre te rregullt, - u shpreh ministri i Jashtem. Gjate sezonit te vjeshtes mendohet qe Keshilli dhe Parlamenti Europian te shqyrtojne heqjen e vizave me Shqiperine, duke u bazuar mbi permbushjen e tri kushteve te permendura me lart.


Presidenca belge Koha kur do te hapen e do te mbyllen kapitujt per negociata do te vleresohet ne baze te progresit


Integrimi ne BE, Ballkani te zgjidhe problemet e tij

Per sa i perket integrimit te rajonit, (perfshire ketu edhe Shqiperine) ne Bashkimin Europian, shefi i diplomacise belge, Steven Vanackere, theksoi se keto vende duhet se pari te zgjidhin problemet e tyre te brendshme dhe te plotesojne kushtet e kerkuara nga BE-ja.


Sipas tij, ndryshimet ketyre e vendeve duhet te vijne nga brenda, per tu bere me pas pjese e familjes europiane. Ne duhet te bejme te qarte se ato vende qe duan te bashkohen me Bashkimin Europian, mund te jete pjese e BE-se, por ka kushte qe duhen plotesuar dhe ndryshimet duhet te vijne nga brenda, - nenvizoi Vanackere.


Ai vuri ne dukje se Belgjika do te shqyrtoje ceshtjen e integrimit te vendeve te Ballkanit Perendimor, mbi bazen e progresit konkret qe do te bejne ato. Por, ceshtja e kohes se kur hapen negociatat per anetaresimin e tyre, sipas tij, kjo do te vleresohet serish mbi bazen e reformave dhe zhvillimit qe do te arrijne vendet e rajonit.


Per Belgjiken eshte e rendesishme qe keto dosje te integrimit, te shqyrtohen mbi baze te progresit real, qe bejne vendet ne rrugen e negociatave. Nuk eshte nje ceshtje per te pasur qendrim politik.


Te gjitha keto vende ne te ardhmen e kane vendin e tyre ne Bashkimin Europian. Por, ceshtja e kohes se kur do te hapen e do te mbyllen kapitujt per negociata, kjo gje do te vleresohet ne baze te qendrimit mbi progresin real, - perfundoi ministri Vanackere. Drejtuesit e qeverise belge, Leterme dhe Vanackere, shtuan se gjate kohes se presidences qe do te udhehiqet nga Belgjika, marredheniet mes Brukselit dhe vendeve te Ballkanit Perendimor do te jene me te forta.


Belgjika e merr presidencen e Bashkimit Europian gjate nje periudhe shume te trazuar ne vend. Qeveria belge ra muajin prill per shkak te mosmarreveshjeve mes flamandeve belge dhe komuniteteve frengjisht folese. Partia separatiste flamande fitoi shumicen e vendeve ne Parlament ne zgjedhjet kombetare te mbajtur dy jave me pare, por ne baze te pervojes mund te duhen jave apo muaj derisa qeveria e re te marre detyren.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Topi Presidenti te zgjidhet nga populli, do jete zgjedhja me e mire

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 64 here.
Topi  Presidenti te zgjidhet nga populli, do jete zgjedhja me e mirePresidenti Bamir Topi Zgjedhja me mirë e presidentit është vetëm nëse bëhet nga populli ka deklaruar presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Debat” në Vizion Plus, ku ka folur rreth zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Presidenti Topi ka komentuar garën presidenciale, në nisje të negociatave dhe ka thënë se kandidatura mund të jetë nga PD, por duhet të votohet nga PS “Presidenti mund të jetë nga PD, por nëse siguron më shumë se 71 vota, atëherë merr kuptimin...Lexo te gjithe artikullin »


» Patozi leter Rucit Te fillojme negociatat per presidentin
» Spahiu Presidentin duhet ta duan ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri, teatral
» Kamez, 300 te rinj behen pjese e PS-se
» Jahjaga viziton studentet e plagosura
» Presidenti, Berisha takon Mediun Procesi do jete transparent
» Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen
» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit