Publikuar me : 07.12.2011 Ne :
Kronike - 58 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Polumbarët e repartit Renea kanë rinisur sot kërkimet për trupin e 12 vjeçares Emiljana Mekaj që u mbyt një ditë më parë në lumin e Babrroit.
Kërkimet u ndërprenë mbrëmë, për të rifilluar mëngjesin e sotëm, por ende nuk ka asnjë rezultat.
Ndërkohë, në një prononcim për mediat, nënkryetari i komunës së Paskuqanit, Isa Ajazi, është shprehur se ura nga e cila ra 12-vjeçarja nuk është ndërtuar nga komuna, por nga vetë banorët e zonës.
Emiljana Mekaj u mbyt dje aksidentalisht në ujërat e lumit të Tiranës, teksa kalonte në urën e improvizuar me dërrasa.