Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Vdekja e 12-vjecarit ne Shkoder, familjaret akuzojne shtetin

Publikuar me : 10.09.2011 Ne : Kronike - 49 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Vendi ku humbi jetën K.M


Familjarët e 12-vjeçarit, Kristian Marku, që gjeti vdekjen tragjikisht të premten në rrënojat e një ndërtimi të prishur, akuzojnë bashkinë dhe inspektoratin e ndërtimit si shkaktarë të ngjarjes, ndërsa kundërshtojnë deklaratat e bashkisë e policisë lidhur me ngjarjen.

Mes hidhërimit për humbjen e fëmijës që vdiq nën një pjesë solete betoni, babai i tij Ndoci, xhaxhai Luigji dhe vëllai më i rritur shprehen se nuk është e vërtetë ajo që ka deklaruar bashkia se ndërtimi nuk është prekur nga inspektorati ndërtimor dhe se e ka prishur pronari.

Ndoc Marku, babai i Kristianit shprehet se “më ka ikë djali dhe kam paguar çmimin më të hidhur. Duhet të ketë një përgjegjës për këtë që ndodhi. Prishin, nuk largojnë mbeturinat, as i rrethojnë. Duke punuar fadroma për prishjen të mërkurën, askush nuk i largonte njerëzit. Asnjë masë sigurie. Linte soletën në ajër të varur. Unë ia vë fajin bashkisë dhe inspektoratit ndërtimor, dhe do e ndjek deri ku të ketë drejtësi”.

Ndërsa xhaxhai i viktimës, Luigj Marku shprehet se përgjegjësia është komplet e shtetit duke shtuar se nuk duhet “ti hidhet faji të pafajshmëve”.

Ndoc Marku


Bashkia Shkodër në një deklaratë të saj ka pretenduar se ndërtimi ku humbi jetën Kristian Marku nuk ishte prekur në aksionin e zhvilluar të mërkurën në këtë zone nga inspektorati ndërtimor dhe se i ishte lënë afat pronarit të vinte nga Italia e ta prishte. Ndërsa polica ka shpallur në kërkim 60-vjeçarin Zef Vuksani banues në lagjen “1 Maj”, Shkodër, pronar i objektit ku dhe humbi jetën 12-vjeccari.

Sipas policisë, vdekja e adoloshentit ka qenë aksidentale si pasojë e rënies së soletës së një ndërtese të prishur të enjten nga pronari i saj mbi bazën  e një vendimi të marrë nga K.R.T-ja e Bashkisë Shkodër. Për këtë Zef Vuksani akuzohet për vrasje nga pakujdesia. Banorët rreth objektit dhe familjarë të viktimës shprehen se këto deklarata nuk janë të vërteta pasi të mërkurën ka qenë inspektorati ndërtimor që e ka prishur përgjysmë këtë objekt, bashkë me të tjerë, pasi thuhet se do ndërtohet lulishte mes pallateve.

 A.Dushi

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 67 here.
Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar http://www.youtube.com/watch?v=UZHZKJvdeBE Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri Arrestohet në Kosovë kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri. Ndalimi i 61-vjeçarit është bërë pas një urdhër ndalimi të nxjerrë nga drejtësia belge, e cila e ka shpallur në kërkim për akuzën e “nxitjes të urrejtjes ndëretnike”. Prej shumë vitesh avokat në Tiranë, Idajet Beqiri u prangos paraditen e së enjtes teksa ka qenë duke...Lexo te gjithe artikullin »


» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne Vore
» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne autostraden Tirane-Durres
» Kapshtice, kapen 2 klandestine pakistaneze
» Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucion
» Te plagosurat me trauma psikologjike
» Himare, te plagosurat me trauma psikologjike
» Sulmon fqinjin me granate, arrestohet
» 20 femije me HIV/AIDS, e kane mbartur nga nena
» Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia
» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit