TIRANE- Vdes ne Spitalin Ushtarak kengetarja Emmy (Elsina Hidersha), pas plageve te renda te marra ne aksidentin e mengjesit te se dieles heret ne rrugen Sadik Petrela, prane nje lokali nate me muzike live. Lajmi konfirmohet nga burime te Spitalit Ushtarak si dhe te Policise se Tiranes te cilet pohuan se kengetarja e perplasur me veture nga ish i dashuri i saj, nderroi jete pas me teper se 24 oresh ne gjendje kome.
Per kete ngjarje policia e kryeqytetit, arrestoi ne flagrance ish te dashurin e kengetares Emmy, Aziz Kelmendin, 47 vjec, nga Kosova. Burimet thane se Elsina Hidershaj 22 vjece nga Skrapari, me banim ne Sauk te Tiranes, nderroi jete dje rreth ores 05 00, ne reanimacionin e Spitalit Ushtarak, per shkak te disa frakturave qe kishte marre ne koke nga perplasja me nje shtylle ne rrugen prane vendit ku ndodhet lokali i nates.
Nderkaq hetuesit kane ndryshuar klasifikimin e ngjarjes nga vrasje ne aksident nga pakujdesia ne vrasje me dashje. Nje veprim i tille eshte kryer gjate te dieles ne mbremje hetuesit, pasi gjate verifikimit dhe vleresimit te provave dhe rrethanave te ngjarjes se te dieles ne mengjes, kur Elsina Hidersha 22 vjece mbeti e vdekur pas nje perplasjeje nga nje veture e markes Volkseagen Touareg me targa 612 KS 188. Sipas hetuesve te policise fillimisht ishte dyshuar se vajza vete kishte tentuar te ngjitej ne veturen luksoze te biznesmenit kosovar, ndersa ne perpjekje e siper kur ai po largohej vajza eshte rrezuar ndersa eshte shkelur nga vetura.
Nga hetimet e policise dhe analizimi i fakteve, eshte zbuluar se biznesmeni e ka perplasur me dashje ish te dashuren e tij me makine. Nga hedhja e saj me force nga vetura, kengetarja 22 vjecare eshte perplasur me nje shtylle. Nga kjo perplasje Hidersha mori plage te renda ne koke. Keto rrethana e deshmi te tjera, rrezuan versionin e biznesmenit te hoteleve se ai nuk kishte dashur ta vriste vajzen, por se ajo ishte kapur pas xhamit te tij dhe me pas ishte rrezuar ndersa ai nuk e kishte vene re.
Ngjarja ndodhi gjate nates se te dieles ne rrugen Sadik Petrela, ku ndodhet nje nga lokalet me te njohura te nates ne kryeqytet, ku edhe kendonte kengetarja 22-vjecare Elsina Hidersha, e njohur me emrin e saj te artit Emmy.
Sipas policise, Kelmendi dyshohet ne momentin e aksidentit te kete qene ne gjendje te dehur, pasi perplasi me veturen tij Volkseagen Touareg me targa te Kosoves 612 KS 188, ish te dashuren e tij Hidersha, pasi kjo tentonte ta ndalonte. Kelmendi kishte mbremjen dhe oret e para te mengjesit te te dieles me te dashuren e tij te re, ne lokalin ku Elsina Hidersha nga Skrapari, ishte e punesuar si kengetare. Kur ai u largua, Hidersha doli nga lokali, duke tentuar ta takonte ndersa sipas policise ai e perplasi duke i shkaktuar asaj plage te renda ne koke, ndersa dje ajo nderroi jete ne spitalin ushtarak.
************
Ka nderruar jete ne Spitalin Ushtarak kengetarja 22- vjecare Emmy, e cila pas nje aksidenti, gjendej ne koma qe prej dites se djeshme.
****
Biznesmeni kosovar aksidenton rende te dashuren e tij, kengetaren Emmy (Elsina Hidersha). Ngjarja ndodhi mbreme ne rrugen Sadik Petrela, ku ndodhet nje nga lokalet me te njohura te nates ne kryeqytet, ku edhe kendonte kengetarja 22-vjecare Elsina Hidersha, e njohur me emrin e saj te artit Emmy.
Kengetarja nga fshati Rehovice e Skraparit, me banim ne Sauk te Tiranes, mori plage te renda nga aksidenti dhe deri dje ne mbremje vone ndodhej ne gjendje te rende dhe ishte ne rrezik per jeten. Nderkaq ne lidhje me ngjarjen, policia arrestoi si te dyshuar per ngjarjen Haziz Kelmendin, 47 vjec nga Mitrovica, biznesmen dhe tregtar i njohur ne fushen e hotelerise ne Kosove.
Sipas policise, Kelmendi dyshohet se ne gjendje te dehur, perplasi me veturen tij Volkswagen Touareg me targa te Kosoves 612 KS 188, ish te dashuren e tij Hidersha, pasi kjo tentonte ta ndalonte, Kelmendin i cili po largohej nga lokali ku ajo kendonte, me nje vajze tjeter ndersa kishte braktisur kengetaren. Incidenti ndodhi te shtunen duke u gdhire dita e djeshme ne rrugen Sadik Petrela, menjehere sapo Kelmendi kishte shkuar me nje vajze ne lokalin e njohur, ku ish- e dashura e tij ishte kengetare e lokalit dhe kendonte aty live per gjate fundjavave.
Madje ne rrjetin social facebook, kengetarja Emmy, ka edhe nje profil per fansat e saj, ndersa ne te ka jo pak foto te nxehta dhe provokuese. Ne lokalin ku Elsina Hidersha nga Skrapari, do te kendonte mbremjen e te shtunes, mberriti edhe ish- i dashuri i Hidershes, biznesmeni kosovar nga Mitrovica Haziz Kelmendi. Ai shoqerohej nga nje vajze tjeter shume e hijshme, e re me te cilen sipas burimeve te policise ai tashme kishte filluar nje marredhenie te re, pas ndarjes me Emmy-n. Per ore te tera sipas burimeve te policise besohet se 47-vjecari Kelmendi, ka konsumuar nje sasi te konsiderueshme alkooli.
Afer mengjesit rreth ores 4 00, Kelmendi bashke me te dashuren e tij te re, lane lokalin dhe dolen qe andej per tu larguar me veturen e biznesmenit, nje Volkswagen Touareg me targa te Kosoves 612 KS 188. Ne kete kohe edhe kengetarja Emmy, jashte lokalit. Ne tentative per te ndaluar ish- te dashurin e saj, biznesmenin kosovar qe te largohej me vajzen tjeter te re me te cilen ishe lidhur, Hidershaj eshte kapur ne nje pjese te xhamit te te fuoristrades. Ne kete kohe, Kelmendi ka shtyre me gaz veturen e tij perpara dhe me pas ka ecur mbrapsht ne tentative per tiu shmangur vajzes VIP, me te cilen ai kishe pasur lidhje.
Ne kete kohe, Emmy, humbi ekuilibrin duke rreshqitur dhe duke u perplasur nga vetura e ish-te dashurit te saj. Nga kjo perplasje Elsina Hidershaj, (Emmy), mori plage te renda dhe u dergua menjehere ne Spitalin Ushtarak ne kryeqytet, per kurim, por gjendja e saj mesohet se vazhdon te jete e rende. Policia menjehere pas ngjarjes shoqeroi dhe ndaloi biznesmenin kosovar Haziz Kelmendi me akuzen e vrasjes me veture. Nderkaq policia pritet te sqaroje edhe detaje dhe rrethana te tjera te ngjarjes, per te klasifikuar ngjarjen si vrasje aksidentale, apo si vrasje te qellimshme.