Deshmon ne favor te te dashurit, i arrestuari Llani ne prag lirimi
TIRANE - Me sy te perlotur dhe me zerin qe i dridhej, shtetasja Etleva Allamani ka rrefyer para togave te zeza, ne seancen gjyqesore te sigurimit te proves, ngjarjen e mbremjes se 28 shtatorit 2010, ku i vellai Sokol Allamani mbeti i vdekur nga perplasja me makinen e te dashurit te saj, te arrestuarit Jetmir Llani.
Ky i fundit, pritet qe ne ditet ne vazhdim, te lirohet nga masa e sigurimit arrest me burg pasi deshmia e motres se viktimes, dhene para treshes gjykuese te Gjykates se Shkalles se Pare ne kryeqytet, e liron ate nga pergjegjesia penale.
Sipas vendimit te zbardhur dhe firmosur nga treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Alkelina Gazidede, qe Shekulli ka siguruar nje kopje dhe qe mban nr.1592, mesohet se motra e ka fajesuar vete viktimen, vellane e saj, per shkakun e vdekjes, duke shfajesuar te dashurin e arrestuar Jetmir Llani qe rezulton i martuar.
Une nuk kam lidhje intime me shtetasin Jetmir Llani, po thjesht kishim shoqeri. Njiheshim prej disa kohesh bashke. Kjo shoqeri, nuk i ka pelqyer asnjehere vellait tim Sokol Allamani, i cili ka ushtruar edhe dhune fizike ndaj meje qe mos te takohesha me shtetasin Jetmir Llani, pasi ai ishte i martuar.
Kishim rreth dy jave pa u pare e takuar dhe nga mesdita e dates 28 shtator, e mora ne telefon duke i kerkuar te vinte ne Tirane te pinim kafe-tha vajza, Etleva Allamani, e cila here pas here nderpriste deshmine e saj per te fshire lotet.
Aty rreth ores 20 00 te darkes e kam telefonuar dhe i kam thene te takoheshin tek stacioni i autobusit qe ndodhet ne hyrje te rruges Tre vellezerit Kondi ne kryeqytet ne ora 21 00.
E sqarova qe kisha folur me vellane dhe ishim sqaruar. Ne ora 21 00 kam dale buze rruges se Tre Vellezerve Kondi dhe kam pare Jetmirin me nje makine te tipit BMW duke zbritur nga rruga e Saukut. Ne dore kam pasur nje cante me rroba pasi doja te ikja te nje kusherire per te qendruar aty.
Sapo kam vendosur canten ne sediljen e pasme dhe kam hapur deren e pasagjerit per tu ulur, eshte shfaqur vellai. Jetmiri nuk e ka pare fare dhe as nuk ka komunikuar me te. I kam thene Jetmirit ec shpejt, nisu dhe ai ka filluar te ece me makine.
Nderkohe, vellai Sokol Allamani, ka kapur deren duke me kerkuar te zbrisja. Une e terhiqja deren per ta mbyllur dhe ai e terhiqte per ta hapur. Ne kohen qe eshte rritur shpejtesia nga Jetmiri, ai eshte shkeputur nga dera dhe eshte rrezuar. E kam pare duke u rrokullisur pas makines. Ne kete moment jam larguar me Jetmirin dhe me vone kam marre vesh se vellai ka vdekur.
Me kete deshmi ne gjykate, Etleva Allamani ka fajesuar vellane per vdekjen e tij. Me pas, vajza i eshte pergjigjur pyetjeve te gjykates, prokurorit Blerim Tominaj dhe avokatit Marash Ibraj, por ne te gjitha rastet e hiqte nga pergjegjesia te arrestuarin Jetmir Llani.
Me kete te fundit, sipas prokurorise, vajza kishte nje lidhje intime, te cilen ajo vete nuk e pranoi para gjykates. Kjo deshmi, eshte cilesuar edhe nga prokuroria si prova kryesore per zbardhjen e te vertetes se ngjarjes se 28 shtatorit 2010, ku mbeti i vdekur Sokol Allamani.
Ka qene ora 21 00 e darkes se dates 28 shtator 2010, kur efektivet e policise jane lajmeruar per nje aksident ne rrugen e Elbasanit, prane lagjes Sauk dhe ne hyrje te rruges Tre Vellezerit Kondi. Policia, menjehere ka zbarkuar ne vendin e ngjarjes, ku ka fiksuar gjurme te shumta te gjakut dhe ne asfalt shenja te gomave te nje makine, qe mendohet se eshte larguar me shpejtesi.
Keto shenja, sipas policise se asaj nate jane formuar nga makina qe drejtohej nga shtetasi Jetmir Llani, i cili u arrestua vetem pak ore me pas ne autostraden Tirane-Durres. Sipas komunikates fillestare te policise, Llani ishte autori i vrasjes se shtetasit Sokol Allamani, te cilin e kishte marre zvarre me makine.
Qe ate nate, policia sqaroi, se Allamani kishte tentuar te hynte ne makinen qe drejtohej nga Llani per te marre motren e tij Etleva Allamani, e cila kishte pak sekonda qe kishte hipur ne makinen e te dashurit te saj. Si pasoje e mos ndaljes se makines, viktima eshte marre zvarre duke sjelle vdekjen e tij. Keto fakte, tashme ndodhen edhe ne dosjen e prokurorise me nr. procedimi 3967 te viti 2010, ne ngarkim te shtetasit Jetmir Llani.
GJYKATA
Pengmarresi Kuqi kerkon ti lirohen pasurite e sekuestruara
TIRANE- Shtetasi Mariglen Kuqi dhe pjesetaret e ngushte te familjes se tij, i jane drejtuar Gjykates se Larte, duke kerkuar zhbllokimin e pasurive te sekuestruara mbi bazen e ligjit Antimafia. Ky fakt konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit me te larte te gjyqesorit ne vend, te cilet saktesuan se dosja me nr.00973/10 pritet te shqyrtohet nga Kolegji Penal i kesaj gjykate.
Sipas rekursit te dorezuar nga mbrojtja ligjore e familjes Kuqi, kerkohet lirimi nga sekuestrimi i dy apartamenteve me vlere rreth 208 mije euro dhe nje llogari bankare me vlere rreth 301 mije leke te reja. Keto pasuri, sipas vendimit te sekuestrimit, figurojne te regjistruara ne emer te babait te te dyshuarit per akuzen e pengmarrjes ne shtetin Grek dhe bashkeshortes se tij.
Sipas rekursit, keto dy apartamente dhe llogaria bankare jane siguruar nga te ardhurat e emigracionit, ku pjesetaret e familjes Kuqi prej vitesh jetojne dhe punojne ne shtetin helen.
Nderkohe, nga ana tjeter, me kerkese te Prokurorise per Krime te Renda dhe bazuar ne ligjin Antimafia togat e zeza te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda dhe ajo e Apelit, pak dite me pare ka vendosur sekuestrimin e kesaj pasurie, pasi dyshohet se eshte blere nga te ardhurat e siguruara nga pengmarrja e nje 74- vjecare greke nga i dyshuari Kuqi dhe bashkepunetoret e tij.
Sipas vendimit te sekuestrimit, i pandehuri Kuqi ne bashkepunim me shtetasin Oltion Sadikaj (i arrestuar ne Greqi) dhe gjashte persona te tjere, me date 19 qershor 2009, kane rrembyer ne hyrje te baneses se saj ne Palio Faliro Krono 1921 74- vjecaren Evanthia Frankogjeorgjiu.
Pas rrembimit, autoret i kerkuan mikut te saj 76- vjecarit Ari - Anastasi Theodhoridhiu shumen prej 1.8 milione euro per lirimin e saj. Shume kjo e cila me date 26 qershor 2009 eshte paguar nga 76-vjecari, kohe kjo kur edhe eshte liruar mikesha e tij 74-vjecare. Te nesermen e lirimit te pengut, i pandehuri Kuqi ka hyre ne territorin shqiptar, e konfirmuar kjo nepermjet sistemit TIMS ne kufi.
Pas hyrjes ne territorin shqiptar, i te shpallurit ne kerkim nga autoritete greke ka derdhur nje shume prej 301 mije leke te reja ne nje llogari bankare, e cila tashme eshte sekuestruar.
Me pas, babai i Kuqit, me date 6 korrik 2009 ka blere nje apartament ne Golem te Kavajes me siperfaqe 108.9 metra katror me vlere rreth 70 mije euro.
Pas blerjes se ketij apartamenti, ka qene bashkeshortja e te kerkuarit me inicialet B.Kuqi qe me 28 tetor 2009 ka blere nje apartament ne Tirane me siperfaqe 106 meter katror me vlere 138 mije euro. Te gjitha keto para jane derdhur kesh ne llogarite e firmave ndertuese te dy apartamenteve qe tashme jane sekuestruar.