Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Vdekja jo dhe aq absurde e Kamyse

Publikuar me : 11.08.2011 Ne : Kulture - 76 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

4 janari i 1960-ës do të trishtonte me qindra intelektualë francezë. Ishte dita kur Alber Kamy, 46 vjeç, krejt papritur dhe parakohe do të ndahej nga jeta gjatë një aksidenti automobilistik.

Kamy udhëtonte nga Provonsa drejt Parisit në makinën e botuesit dhe njëherësh mikut të tij më të ngushtë Mishel Galimard. Vendimi fatal për t’u kthyer në Paris me makinë ishte marrë në moment të fundit, kur Kamy vendosi të lërë në tren gruan bashkë me dy fëmijët e tij, pa ditur se kjo do të qe hera e fundit që do i shihte.

Përplasja pas një peme në një rrugë të rrëshqitëshme nga akulli bëri që Kamy të vdiste në vend, ndërsa Galimardi dha shpirt tri ditë më vonë në spital.

Për Francën dhe mbarë botën letrare kjo tragjedi shënonte një humbje të madhe. Humbjen e shkrimtarit dhe filozofit i cili vetëm 2 vjet para vdekjes ishte nderuar me çmimin Nobel për letërsi. Autori i “Miti i Sifizit”, “I Huaji”, “Murtaja” etj,  do të linte në makinën fatkeqe dorëshkimin me 144 faqe të asaj çka ai vetë e cilësonte si veprën e tij më të mirë, romanin Le premier homme (Njeriu i parë), botuar i paplotë në 1994.


Varri i Alber Kamysë në varrezat e Lourmarin-ës në Bregun e Kaltër


Afro gjysëm shekulli nga vdekja e tij, e përditshmja e njohur italiane “Corriere della Sera”, hedh dritë mbi dyshime që flenë prej kohësh në mendjet e kujtdo që nuk besoi tek vdekja e tij aksidentale. Sipas gazetës, “aksidenti” është sajuar nga shërbimi sekret rus KGB.  Këtë teori e mbështet intelektuali dhe poeti italian Xhovani Kateli, i cili ka zbuluar pasazhe të pabotuara nga ditari i shkrimtarit çeko-sovjetik Jan Zabrana. Zabrana shkruan: “Kam dëgjuar diçka vërtetë të çuditshme nga goja e një njeriu i cili dinte shumë gjëra dhe kishte burime shumë të sigurta informacioni. Sipas tij, aksidenti që i mori jetën Alber Kamysë në 1960 ishte organoizuar nga spiunët sovjetikë. Ata dëmtuan një gomë të makinës duke përdorur një pajisje të sofistikuar e cila shkaktoi një vrimë në gomë kur makina mori shpejtësi. Urdhri u dha personalisht nga Dmitri Trofimovich Shepilov (Ministri i Jashtëm sovjetik) si reagim pas një artikulli të botuar në Franc-tireur (revistë franceze) në mars të 1957, në të cilin Kamy sulmonte hapur Shepilovin për ngjarjet që po ndodhnin në Hungari.”

Kamy në fakt e kisht cilësuar si “Masakra e Shepilovit” vendimin e Moskës për të dërguar trupa në shtypjen e kryengritjes hungareze në 1956.

Por, a do të mjaftonte kaq për të irrituar deri në ekstremitet ministrin sovjetik, sa të jepte këtë urdhër?!

Olivier Todd, autori i librit biografik Albert Camus: Une Vie (Alber Kamy: Një jetë) shprehet për Observer se gjatë kërkimeve të tij në arkivat e ish Bashkimit Sovjetik nuk gjeti asnjë reference që lidhet me urdhrin e Moskës për vrasjen e shkrimtarit. “Reagimi im i parë ishte që asnjë nga veprimet e KGB-së nuk do të më suprizonte, por ky fakt dhe pretendim i ri më ka befasuar pa masë. Duhet të pyesni veten se kush përfiton nga ky zbulim dhe pse” – thotë Todd.

E ndërkohë që debati mbetet i hapur, në xhepin e xhaketës që Kamyja mbante veshur ditën e 4 janarit të 1960-tës, gjendet ende një biletë e prerë treni për Paris.

 

Pjesë nga “I huaji”

Nga “I huaji”: “Mamaja vdiq sot. Ose dje ndoshta, nuk e di. Mora një telegram nga shtëpia: ‘Mamaja na la. Funerali nesër.’ Kjo s’do të thotë asgjë. Ndoshta ishte pardje.” Pjesa 1, Kreu 1, Fq. 3

“Më ra ndër mend se sidoqoftë dhe një e Dielë tjetër kishte marrë fudn tani që kishim varrosur mamanë, dhe se duhej të kthehesha në punë, dhe se, në të vërtetë, asgjë nuk kishte ndryshuar..” Pjesa 1, Kreu 2, Fq. 24

 

‘57 është viti kur Alber Kamy fiton Çmimin Nobel për Letërsinë “për prodhimtarinë e tij të rëndësishme letrare, e cila me qartësi ndriçon problemet e ndërgjegjes njerëzore të kohëve tona “. Kamy ishte i pari shkrimtar i lindur në Afrikë që mori këtë çmim.

 

 

Përgatiti: Neraida Sula

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Homazh Pandi Zguros

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 94 here.
Me shfaqjen e dokumentarit “Pandi Zguro, një zë i papërsëritshëm” kujtohet dhe nderohet në 1-vjetorin e vdekjes këngëtari i Ansamblit të Ushtrisë. Nesër, ora 11.00, në Qendrën Kulturore të Ushtrisë, i bëhet homazh Pandi Zguros (1944-2011), aktivitetit të tij si artist dhe ushtarak. Ministria e Mbrojtjes e dekoron nënkolonelin Pandi Zguro “Artist i Merituar” me medaljen “Për shërbime të shquara” (pas vdekjes). Marrin pjesë: Avni Mula, Milto Vaka dhe Ligor...Lexo te gjithe artikullin »


» Ah, parate, parate
» Dama Plake ne Tirane
» Finalja e Orkestres me muzike baroke
» Ne dy skenat kombetare
» Diktator jo si te tjeret
» Mbremja Gala nga Shkolla e Baletit
» Instrumenti etnik i shqiptareve
» Takim me njeriun qe di ta degjoje tjetrin
» Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit
» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit