Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Vdes per se dyti balena brenda piramides

Publikuar me : 15.07.2011 Ne : Kulture - 152 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Më 15 qershor një skelet balene u ngrit nga Instituti Bujqësor për në Tiranë. Për afro 8 km ajo përshkroi mbi supet e një grupi njerëzish sikur mbahet një arkivol, bulevardin përanë dhe hyri në Piramidë. Skeleti disametrosh u vendos në vendin rrinte një monument i Enver Hoxhës në fund të viteve tetëdhjetë. Balena ndodhet aty e ndoshta do rivdesë me shembjen e Piramidës. Parlamenti miratoi dje vendimin për një parlament të ri në vend të Piramidës. Themi rivdesë sepse skeleti i balenës (e ribërë) i referohet një historie të vitit 1963 në brigjet e Patokut.

Endja e skeletit si fantazmë në qytet mbaroi më 15 qershor kur Armand Lulaj (1980) xhiroi mbylljen e kockave të balenës në Piramidë. Filmi 20 minuta, “Myket ndërsa rritet” është kryer tashmë. Titulli është marrë nga “Tragjedia e Timonit nga Athina” e Shekspirit. Në aktin e parë, ka një dialog midis poetit dhe piktorit. Pyet poeti: U bë kohë që s’të kam parë: Ç’thotë bota? Piktori përgjigjet: Myket teksa rritet, zot. Ia kthen poeti: Gjë e ditur kjo.

Armand Lulaj shpreh nëpërmjet aksionit artistik e qytetar revoltën mbi situatën politike, shoqërore. Ai jeton ndërmjet Shqipërisë e Italisë dhe ditën kur do ta shkrijnë Piramidën, do të jetë këtu. “Myket teksa rritet” (It wears as it grows, film. full HD. 18min. color. sound. 2011) është prodhim i kompanive DebatikCenter Film, cinqueesei.srl, Artra Production. Nuk është shfaqur ende. Me bujarinë e autorit, fotot i botojmë për herë të parë.

 

Më 15 qershor ti xhirove hyrjen e skeletit të balenës në Piramidë. Tani që objekti do të shembet, çfarë historie ka për të treguar balena jote?

Historia nis në vitin 1963. Pas fundit të raporteve me Bashkimin Sovjetik, në mes të Luftës së Ftohtë, marina jonë, në paranojë e sipër, sheh në det në brigjet e Patokut, 5 objekte që dukeshin si një flotë nëndetësesh dhe qëllon. Njëra prej tyre u plagos rëndë. Varkat e marinës sonë iu afruan, e vranë dhe e mbyllën brenda Muzeut të Natyrës. Unë vendosa ta nxjerr këtë kockë që andej dhe ta mbyll brenda Piramidës e cila do shembet sepse është kthyer në fakt paranoje si vetë balena e asaj kohe.

 

Çfarë përfaqëson akti i gjashtëdhjetës i rimarrë në kohën tonë?

Frikën ndaj tashmes dhe të kaluarës, trysninë që kemi për të përballuar historinë. Ka fakte edhe më paradoksale, sepse pas një viti që piramida që nuk do të jetë më, unë prapë do të kaloj këtu, do shoh një ndërtim e sipër dhe 100 metra më tej do takoj Ramiz Alinë i cili ecën i qetë nëpër qytet.

 

Ti ke xhiruar natën para zgjedhjeve lokale, dhe shembja akoma s’ishte e sigurtë.

Shpeshherë projektet e mia sikur i kërkojnë këto fakte. Projekti im do të marrë fund kur të prishet piramida. Të gjitha këto procese që po ndodhin tani, sikur janë pjesë e tij. Në momentin që do prishet piramida shpresoj ta shoh skeletin e balenës që ndodhet brenda.

 

Do të jesh aty kur ajo të shembet, të filmosh?

Patjetër, mendoj të bëj dhe diçka tjetër që jam duke e menduar.

 

Ti e quan akt të pastër politik, nuk erdhi ky moment i shtyrë nga pasionet në gjithë këto vite të shqiptarëve?

Populli është indiferent për faktin që kemi përballë. Është thjesht një faktor politik shumë i ndyrë që na çon në këto rezultate. Do isha dakord që të bëhej teatër siç edhe vetë parlamenti është një teatër i kryesuar nga ish bllokmenë dhe gangsterë.

 

Do të thuash që po e prish piramidën e njëjta kulturë që e ndërtoi?

Personat në fjalë duan të lënë sa më fort shenjën e tyre në qytet. Prishja e saj nuk ka të bëjë fare me fundin e gjurmëve të diktaturës. Është një faktor i tipit të tillë: “unë po ndërtoj Sheshin Skënderbe”, “kurse unë po ndërtoj parlamentin e ri”.

 

Tani që balena vdes për së dyti, merr një kuptim të ri?

Tani edhe Muzeun e Shkencave të Natyrës kanë vendosur që ta prishin, për çështje pronësie. Objektet, disa janë vërtet të mrekullueshme, do t’i çojnë në një magazinë në Kinostudio deri sa të ndërtohet i riu. Dhe aty do ndërtohet një nga këto pallatet e shëmtuara që kanë mbushur Tiranën.

 

Titulli, “Myket teksa rritet” duket si varg i një poezie, nga është marrë?

Myket teksa rritet, bota, ne, gjithçka që na rrethon. Është “Timoni nga Athina”, Sheksipir.

 

Piramida është vendi ku ti ke fotografuar portretet tronditëse të protestuesve të 21 janarit me plumb në gojë.

Kam fotografuar mbi 60-70 veta dhe secilit prej tyre i kam dhënë nga 200 lekë, d.m.th unë i kam korruptuar, sepse vetëm kështu pranonin të fotografoheshin. E në këtë mënyrë fjala e tyre korruptohej. Populli është i çuditshëm në vendin tonë. Lojën e bëjnë politikanët, populli i shkon pas një grupi të caktuar.

 

Nuk beson në një lloj rezistence të njerëzve?

Të kujt njerëzve? Të intelektualëve që janë bërë rrogëtarë? Të njerëzve që ti i sheh nëpër kafe dhe e di se ç’mendojnë? Shpresa patjetër që ekziston edhe sot, përderisa po flasim për këtë, por forca e shtetit tek ne, është shumë më e fuqishme se fjala e intelektualit.

 

Çfarë mund të thuhet më shumë kur analizat financiare tregojnë sa të kushtueshme janë qëllimet që demonstrohen te kapriçot e kryetares së Kuvendit për një parlament të ri, milionat e konkurseve ndërkombëtare, milionat që e sollën Teatrin e piramidës deri në pikën e dështimit, dhe miliona që do të duhen për ngritjen e parlamentit të ri?

Fakti që do harxhohen 110 milionë euro, që nuk dihet se nga do të nxirren dhe se si do paguhen për të bërë simbolin e demokracisë në Shqipëri që vështirë se ekziston, është një rast fashist, më se fashist. Por nga ana tjetër nuk më pëlqejnë edhe reagimet. Mbrojtja e piramidës nuk bëhet me 3-4 intervista, duhet të bëhet në parlament. Nëse njëra palë bojkoton dhe tjetra bënë qejf, këto janë rezultatet.

 

Projekti filmik mbi Gërdecin mbyll këtë trilogjinë tënde mbi korrupsionin?

Mua më intereson të kërkoj realitetin që ndodhi në Gërdec, Po shkruaj skenarin për një film artistik. Po punoj me time motër. Gërdeci është një projekt edhe më i madh. Kam gjetur kooproduksion dhe do ta dorëzoj në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë. Kam frikë se nuk do të kalojë, sepse nëse në QKK shkojnë projekte për të vërteta politike, që kanë të bëjnë me fakte që na bëjnë t’i harrojmë, ato nuk financohen.

 

Veç filozofisë, ka burime të tjera tek ty që ndihmojnë me mënyrën spontane dhe fëminore të njohjes së botës?

Patjetër, është poezia. Për shembull, projekti për piramidën e ka origjinën te një çast në fëmijëri, kur me mamanë po kalonim një ditë pranë objektit që ishte i rrethuar. E pyeta ç’është. Ajo m’u afrua te veshi dhe më tha ti nuk duhet të flasësh për këtë. Im atë punonte në Ministrinë e Mbrojtjes dhe projekti me djegien e yllit, “Living in memory” ka një referencë të këtij lloji. Më intereson realiteti që jetojmë e që është çmenduri. Çdo artist i ri dhe i vjetër duhet të rrezikojë fort për idetë e tij, ndryshe bëhet një levë e sistemit.

 

 

Elsa Demo

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Homazh Pandi Zguros

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 94 here.
Me shfaqjen e dokumentarit “Pandi Zguro, një zë i papërsëritshëm” kujtohet dhe nderohet në 1-vjetorin e vdekjes këngëtari i Ansamblit të Ushtrisë. Nesër, ora 11.00, në Qendrën Kulturore të Ushtrisë, i bëhet homazh Pandi Zguros (1944-2011), aktivitetit të tij si artist dhe ushtarak. Ministria e Mbrojtjes e dekoron nënkolonelin Pandi Zguro “Artist i Merituar” me medaljen “Për shërbime të shquara” (pas vdekjes). Marrin pjesë: Avni Mula, Milto Vaka dhe Ligor...Lexo te gjithe artikullin »


» Ah, parate, parate
» Dama Plake ne Tirane
» Finalja e Orkestres me muzike baroke
» Ne dy skenat kombetare
» Diktator jo si te tjeret
» Mbremja Gala nga Shkolla e Baletit
» Instrumenti etnik i shqiptareve
» Takim me njeriun qe di ta degjoje tjetrin
» Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit
» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit