Publikuar me : 09.01.2012 Ne :
Rajoni - 58 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Presidenti i Guinea-Bisau, ka ndërruar jetë në një spital në Paris.
Sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e tij, mësohet se presidenti Malam Bacai ka vdekur në një spital në Paris, pasi gjëndja e tij shëndetësore ishte tejet e rënduar.
64-vjeçari ishte shtruar në spital nga fundi i muajit nëntor, ndërsa aludohet se ai vuante nga diabeti.
Ende nuk është bërë e ditur natyra e sëmundjes së tij, por duke iu referuar “BBC”, presidenti vuante nga diabeti. Mësohet se para shtrimit në një spital në Paris, ai ka marrë mjekime më parë dhe në shtetin fqinj të Senegalit.