Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Vdiq mbreti, rrofte… Berisha

Publikuar me : 01.12.2011 Ne : Kuriozitete - 91 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 

 Adrian Thano

 




Rexhep Qosja e quan Sali Berishën një autokrat blegtoral. Kjo autokraci blegtorale, gjetiu nuk pi ujë, por në Shqipëri hë për hë mjafton për të qëndruar në pushtet edhe pasi ke vrarë. Madje, nuk vuan shumë të gjesh këtyre anëve të Ballkanit edhe fjalëthurës që do ta quanin kundrejt pagesës përkatëse, blegtoralin e Qoses, politikan të rafinuar. Në fakt, blegtorali i Qoses është një kafshë pune në politikë, prodhon aq shumë retorikë brenda një dite nëpër media sa homologë të tij gjetiu nuk prodhojnë as në gjashtë muaj. Duket qartë që ai jeton për të bërë politikë (qoftë kjo dhe blegtorale) dhe nuk bën politikë për të jetuar, siç bëjnë kolegët apo rivalët që ka anash, përballë, prapa apo tej kufijve.

Duke pasur të bëjmë, pra, me një njeri që bën politikë edhe kur blen djathë dhie, është naive të mendosh se ripërtypja e dendur që ai po i bën javët e fundit “argumentit zogist” është për nevojat e librave të historisë. Blegtorali i Qoses apo kafsha politike, (të kuptohemi, këtu e kemi fjalën për orët e gjumit), e ka mendjen sërish tek i vetmi ngacmues i serotoninës së tij: pushteti i pafund dhe i pakufizuar.

Por për çfarë i hyn në punë Ahmeti apo i ndjeri Leka? Nuk është fort e vështirë për t’u kuptuar. Me fragmentimin e së djathtës për shkak të lëvizjeve të pritshme të Bamir Topit, Berisha synon (ri)shndërrimin e ndjesive monarkiste në zona të veriut (ndjesi të shpërthyera njëherë në ‘97-n) – në arsye të reja për të votuar partinë e tij të tkurrur tashmë dhe me perspektivë për tkurrje të mëtejshme nga faktori Topi.

Ndaj i jep Lekës së shkretë pas vdekjes “sihariqin” se e paska fituar referendumin për monarki në 97-n, por atëherë qenka zbatuar parimi “ju votoni, unë numëroj” (!) (e thënë nga Berisha kjo fjali është një psiko-thriller më vete).

Gjithsesi, prodhon apo nuk prodhon vota zogizmi apo monarkia, kjo është një përgjigje që nuk e gjen dot lehtë. Dhe në të gjitha rastet, Berisha nuk ka çfarë të humbë dhe as e ka problem të kërcejë nga njëra ideologji te tjetra, nga njëra degë në tjetrën, nga njëri ekstrem sjellje në ekstremin tjetër, nëse bëhet fjalë për pushtetin. Edhe nëse kjo prodhon konflikt apo urrejtje shtesë, çfarë problemi ka? Berisha duket si ato “terminatorët” e fantashkencës që rigjenerohen nga përplasja dhe konflikti u jep jetë. Edhe vetë grimasat, veprimet apo gjestet e tij, duket sikur marrin kuptim vetëm në kushte konflikti. Paqja e zgjatur me siguri do ta bënte të dukej i çuditshëm. Gjetiu do të kishte një kufi për gjithë këtë. Këtu ende jo. Këtu prej nesër do të dalin fjalëthurësit me pagesë që do të flasin për “mbretin e madh” të shqiptarëve. Do të flasin për Ahmetin dhe të ndjerin Leka, por në fakt do ta kenë fjalën tjetërkund. Gjetiu do të thoshin “Vdiq mbreti, rroftë mbreti”, këtu do të thonë “Vdiq mbreti, rroftë… Berisha”.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Mishmashi i arsimit shqiptar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 25 here.
Agim Fjolla Në Londrën e para pavarësisë shqiptare lindi një debat publik pas vjedhjes së një prej galerive private të artit që zotëronte një koleksion të veçantë veprash nga rilindja italiane. Roja i turnit të natës i ishte dorëzuar gjumit dhe këtë dobësi të moshës e kishte përdorur hajduti i cili vodhi plot pesë piktura. Kjo ngjarje shërbeu si nisje e një debati ku përzihej detyrimi moral me detyrimin ligjor ku njëra palë e hidhte rojën në anën e fajtorëve...Lexo te gjithe artikullin »


» Puna e mjekut flet me shume
» Ambasada ne Itali na ka mbyllur deren
» Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda
» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit